Futboll Ligue 1 Sport

SITUATA E SIKLETSHME E TRAJNERIT/ Pse nuk po funksionon Henry te Monaco?

“Pas çdo ndeshjeje më thonë që nuk ka ku të shkojë më keq, por në të vërtetë po shkon edhe më keq”, tha Thierry Henry pas shpartallimit të Monaco-s nga Club Brugge të martën, në Champions League. Ishte humbja më e thellë shtëpiake e Monaco-s pësuar ndonjëherë në kupat e Europës dhe ia shkaktoi një ekip që nuk fitonte prej 13 vitesh një ndeshje në Champions. Disfata erdhi pak orë pasi miliarderi rus, pronari i klubit, Dmitry Rybolovlev, u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat për korrupsion.

“Në vitin 2017 Monaco linte pas PSG-n në Francë dhe mbërriti në gjysmëfinalet e Champions League, një vit e gjysmë më vonë gjithçka është rrënuar, si me magji. Si është e mundur që kjo skuadër rrezikon rënien nga kategoria, përtej faktit se është shumë e rrezikshme të shesësh kaq shumë lojtarë çdo sezon, duke prishur ekuilibrat? The Guardian ka analizuar situatën kaotike te Monaco, duke prekur disa nga problemet që po has Henry.

Sigurisht gjërat nuk po rezultojnë ashtu si i kishte imagjinuar Henry, kur zëvendëspresidenti i Monaco-s, Vadim Vasilyev, e vizitoi në Londër muajin e shkuar, për të diskutuar ofertën për të pasuar Leonardo Jardim në stolin e skuadrës nga principata.

Vasilyev mbeti i impresionuar nga fakti se Henry dinte gjithçka për skuadrën aktuale të Monaco-s, klubi ku ka luajtur në periudhën 1994-1999, ndërsa kishte edhe një plan në mendje për ta rikthyer skuadrën në nivele të larta. Padyshim, ai plan që tani ka pësuar ndryshime të mëdha. Pesë ndeshje në drejtim, 3 humbje e dy barazime, por edhe fat i keq me shumicë, me dëmtime që sa vijnë e shtohen.

Fundjavën e shkuar Monaco u mund në Reims, duke luajtur dobët, ndaj Henry shpresonte të shihte një reagim pozitiv të martën në Champions. Starti ishte i mirë, por sapo Brugge shënoi, gjithçka mori fund. Që në minutën e 24-t rezultati ishte 3-0 dhe Henry u ankua për gabimet fëminore të skuadrës së tij, me tendencën për t’u dorëzuar sapo gjërat shkonin keq. Shumica e tifozëve të thekur të Monaco-s e lanë stadiumin para kohe, pa pritur të shihnin golin e katërt të Brugge, në fundin e ndeshjes.

Edhe belgët, që kishin 3 vite pa fitore në kupat e Europës, mbetën të shtangur: “Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë këtë sezon në Champions”, tha trajneri Ivan Leko.

Image result for Monaco Brugge 0-4

“Ishte e turpshme”, tha mbrojtësi i djathtë i Monaco-s dhe Francës, Djibril Sidibé. Edhe ai vetë luajti dobët, si shumë nga të mbijetuarit e suksesit madhor të vitit 2017 (përfshirë Jemerson, Radamel Falcao aend Kamil Glik). Lojtarët më të spikatur nga ai sezon triumfues janë shitur, natyrisht, me emra si Fabinho, Lemar e João Moutinho që u larguan këtë verë, ndërsa më parë ishin shitur edhe Kylian Mbappé, Bernardo Silva, Benjamin Mendy e Tiémoué Bakayoko.

Në të shkuarën Monaco kishte namin e ringjalljes së lojtarëve – Jardim tha një herë se puna e tij ishte ‘rindërtimi i vazhdueshëm’ – por blerjet e fundit kanë rezultuar të gabuara. Nacer Chadli nu po duket fare, Youri Tielemans ka pasur ecuri me luhatje, ndërsa Aleksandr Golovin, Stevan Jovetic e Ëillem Geubbels kanë qenë më shumë në infermieri, sesa në fushë.

Më i miri për Monaco-n kundër Brugge ishte Sofiane Diop, një 18-vjeçar i cili këtë sezon ka luajtur ndeshjet e para mes profesionistëve. Më pas, Henry hodhi në fushë edhe dy lojtarë më të rinj, Han-Noah Massengo e Gobe Gouano, të dy 17 vjeç.

“Desha të shoh a kanë këllqe për betejë, edhe pse nuk është e lehtë të debutosh kur je duke humbur 3-0. Nuk kam shumë lojtarë në dispozicion, ndaj po kërkoj lojtarë që duan të vrapojnë. Nëse më bindin të rinjtë, do të luajnë, nuk më intereson mosha e tyre, por fakti që luajnë pa frikë”, tha Henry pas ndeshjes.

Image result for Monaco Brugge 0-4

Edhe vetë Henry është debutues si trajner dhe nuk ka asnjë eksperiencë lufte për mbijetesë, as kur ishte futbollist. Në 5 ndeshje deri tani nuk është parë ndonjë gabim taktik, nuk ka pse të vihen në dyshim idetë e tij. Megjithatë, dyshimi i madh është nëse Henry ka aftësinë të motivojë dhe ngrejë një skuadër të demoralizuar, që ka nevojë për diçka më shumë se thjesht përmirësim të lojës.

Sa karizmatik është Henry? Me sa duket emri i tij i madh nuk mjafton, ndaj duhet parë a do të gjejë ai fjalët dhe gjestet për të frymëzuar lojtarët e tij, sidomos veteranët, që të tregohen trima në fushë dhe të dalin nga guaska ku janë futur? A është Henry një lider? Është një mundësi e shkëlqyer për Henry që të tregojë cilësitë që i mbajti të fshehura gjatë Kupës së Botës 2010, një dështim total për Francën.

Të paktën fati mund të ndryshojë kah, dhe disa lojtarë të kthehen në formë të plotë fizike. Rybolovlev mundet të ndërhyjë në merkato në janar, por edhe ai ka probleme ligjore në këtë moment dhe asgjë nuk dihet.

Ndërkaq, në periudhën afatshkurtër, gjërat mund të shkojnë keq e më keq, sepse të dielën Tielemans do të mungojë për pezullim dhe Glik është dëmtuar. Dhe kundërshtari do të jetë Paris Saint-Germain.

Related posts

MASA DRASTIKE/ Presidenti i famshëm ndalon TATUAZHET, MJEKRAT dhe…

Isa.Autor

TRONDITET MERKATO/ Çmendet BAYERNI, 150 milionë euro për dy “tulipanët”

Isa.Autor

Spektakël dhe gola në 45 minuta, KOSOVA luan një futboll të “çmendur” ndaj Maltës

Isa.Autor

Leave a Comment