Futboll Seria A Sport

PAS HUMBJES NDAJ NAPOLIT/ “Shpërthen” Pirlo: Humbëm për një penallti të dyshimtë. Po të na e kishin dhënë ne…

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka analizuar humbjen e pësuar kundër Napoli-t në një intervistë të dhënë për JTV.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, kemi humbur një ndeshje pa pësuar asnjë goditje në portë. Është për të ardhur keq që nuk i kemi konkretizuar rastet e krijuara”.

– Ka zemërim për rastet që nuk janë shfrytëzuar?

“Jemi të zemëruar për rastet që nuk kemi konkretizuar. E kemi nisur mirë në pjesën e parë, më pas kemi bërë një qarkullim steril të topit, jemi përmirësuar në pjesën e dytë, por nuk kemi shënuar”.

– Çfarë mendoni për penalltinë?

“Nëse jepet një penallti për një lojtar që hap krahët teksa topi është në dorën e portierit, atëherë do të kishte penallti për çdo kontakt. Nëse do të na kishte ndodhur ne kjo, nuk edi nëse do të na e kishin dhënë penallti dhe kushedi sa polemika…”.

– Cilat janë vështirësitë kur përballeni me ekipe të mbyllura?

“Nuk ka patur vështirësi të mëdha për të krijuar raste. Ata nuk kanë krijuar asnjë rast të rëndësishëm, ndodh ndonjëherë që topi të mos hyjë në portë. I bëjmë komplimente Meret, që ka qenë shumë i mirë sot”.

Related posts

Ringritja e Argjentinës fillon nga ICARDI, por MESSI duhet të ndërrojë “marsh”

Isa.Autor

“ISHTE FANTASTIKE”/ Klopp shijon suksesin përballë Leeds: Ndeshja më e bukur e sezonit

F.autor

NË NJË LIDHJE ME VAJZËN E KËNGËTARIT FRANCEZ? Zbulohet çfarë po ndodh me jetën personale të Kylian Mbappe

F.autor

Leave a Comment