Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kjo ishte goditja e madhe e merkatos, që Milani nuk e arriti dot (FOTO)

Milani gjatë merkatos verore ishte aktiv, duke bërë disa blerje të rëndësishme, por në kampin kuqezi mungoi emri i madh dhe i afirmuar.

Maldini dhe Boban punuan fort për të sjellë një emër të tillë, por nuk mundën.

Siç zbulon “Sportitalia”, James Rodriguez ishte dhurata që Maldini dëshironte t’i bënte tifozëve dhe skuadrës.

Image

Kolumbiani ishte propozuar disa javë para fundit të merkatos dhe plani ishte që të bëhej një goditje e minutave të fundit.

Gjithçka u prish dhe nuk u bë kurrë asgjë në lidhje me këtë operacion, që do të kishte sjellë një emër të rëndësishëm te kuqezinjtë.

Tashmë Milanit i mbetet të presë merkaton e janarit, nëse do të bëjë një blerje të këtij lloj, që do shtonte entuziazmin te tifozët.

Related posts

PO KALON PERIUDHË TË VËSHTIRË TEK MILAN/ Sulmuesi i “Kuqezinjve” drejt transferimit tek klubi i Serie A…

Delo.autor

Mohamed Salah shkëlqen me 4 gola në fitoren e thellë të Liverpoolit kundër Watfordit

Q.Autor

Lideri i majtë serb, ofendon shumë rëndë të gjithë shqiptarët

Isa.Autor

Leave a Comment