Futboll La Liga Sport

HUMBJA SHOKUESE E BARCELONËS ME PËRMBYSJE/ Zidane: Nuk lumturohem për disfatat e rivalëve

Zinedine Zidane u paraqit në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes midis Real Madridit dhe Osasuna. Trajneri francez analizoi situatën pas disfatës së mbrëmshme të Barcelonës: Për ne, asgjë nuk do të ndryshojë. Përqendrohemi vetëm në atë që mund të kontrollojmë vetë. Ka shumë ndeshje, shumë minuta të mbetura deri në fund. Nesër do të hedhim në fushë ekipin më të mirë. Kemi pasur infektime, lëndime…, por e rëndësishme është që ata që janë gati, kanë përgatitjen e duhur për të garuar.

Ndalesa e Barcelonës? Unë nuk jam i lumtur për humbjen e rivalëve. La Liga nuk është më e lehtë dhe nuk ka qenë kurrë e tillë. Janë edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur dhe do të përpiqemi të bëjmë punën tonë, pa menduar për fundin e sezonit. Fokusi është vetëm te ndeshja e nesërme.

Osasuna? Si ndeshjet e tjera, nevojitet përqendrim maksimal. Jemi afër fundit të sezonit dhe nuk duhet të gabojmë. Nesër kemi një sfidë shumë të rëndësishme, do të përqendrohemi vetëm tek ajo. Osasuna vlen tri pikë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të fituar”.

Lidhur me gjendjen e skuadrës së tij, Zidane shtoi: Fizikisht do të jemi mirë, sepse e dimë për çfarë po luajmë. Ne jemi të interesuar t’i bëjmë gjërat sa më mirë. Fuqia jonë është t’i bëjmë gjërat së bashku duke mbrojtur. Kur bëhet fjalë për prekjen e topit është vendi ku duhet të përmirësohemi. Për mua, kur ke topin mund të bësh ndryshimin teknikisht”.

Të mërkurën e ardhshme, Real Madridi do të luajë për finalen e Champions-it, megjithëse Zidane nuk dëshiron ta mendojë atë: “Nesër nuk do të jenë në gjendje të luajnë të gjithë. Disa nuk do të aktivizohen. Unë mund të bëhem i lodhshëm duke thënë gjithmonë të njëjtën gjë, por nuk mund të mendoj për ndeshjen e së mërkurës para asaj të nesërme. Ne duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kjo është arsyeja pse do të luajmë me ekipin më të mirë të mundshëm, sepse vlejnë vetëm tri pikët. Pastaj do të mendojmë për të mërkurën ose fundjavën tjetër”.

Related posts

ARRITI TË KOMPLETOI TRIPLETËN ANGLEZE/ Guardiola: Unë e dua Champions League, por kjo…

Delo.autor

Franca fiton miqësoren, por humbet yllin e ekipit (VIDEO)

Isa.Autor

PLAS TEK ITALIA/ Lojtarët e JUVENTUSIT ishin kundër INSIGNES, sepse nuk donin…

Isa.Autor

Leave a Comment