Futboll Premier League Sport

MJAFTON NJË SEZON NË PREMIER/ Alisson gati të thyejë rekordin e David de Gea, ja për çfarë bëhet fjalë…

Në sezonin e tij të parë në Premier League me Liverpool, portieri Alisson Becker është gati të thyejë rekordin e rivalit të tij, Daiv De Gea.

Bëhet fjalë për përfundimin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol gjatë një sezoni të plotë në kampionatin anglez.

Me 18 “cleansheets” në një sezon ishte rekordi i De Gea me Manchester United në sezonin 2017-18, teksa spanjolli numëron 100 ndeshje pa pësuar gol në Premier League.

Me fitoren 2-0 ndaj Chelsea, Alisson ka kapur shifrën e 18 ndeshjeve pa pësuar gol në kampionat, dy ndeshje më shumë se portieri i Manchester City, Ederson.

Për portierin brazilian janë akoma edhe 4 ndeshje në dispozicion për të thyer rekordin e David de Gea dhe të ruajë distancën nga Ederson.

Gjithsesi ai nuk do ketë shansin të thyejë rekordin e të gjitha kohërave që mbahet nga Peter Cech, i cili do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni. Portieri çek numëron 24 ndeshje pa pësuar gol në sezonin 2004-05 me Chelsea.

Related posts

NDËRHYRJE HORROR/ Ja momenti mbrojtësi Ozdemir godet kundërshtarin me takë në fytyrë (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Telashet nuk ndalen për Botërorin 2021, në dilemë edhe 3 gara të tjera

Delo.autor

SUPER SFIDA NDAJ TIRANËS/ Hakaj: Ne do të luftojmë në këtë sfidë vetëm për fitore

Delo.autor

Leave a Comment