Futboll Sport

REKORD “GUINNESS”/ Drejton prej 58 vitesh të njëjtën skuadër, trajneri rinovon kontratën

Dje në Turqi është dhënë rekordi “Guinness” për trajnerin më jetëgjatë në krye të një skuadre. Bëhet fjalë për një ekip që militon në Ligën e Parë amatore në Turqi.

Aziz Tokat dje ka rinovuar karrierën e tij për dy vitet e ardhshme me skuadrën e Esnafsporit, pasi është në krye të këtij klubi prej 58 vitesh. 83- vjeçari është vlerësuar për besnikërinë në drejtimin e një skuadre, si askush në botë deri më tani.

Ai ka kaluar në skuadrën e tij shumë breza lojtarësh që kanë bërë histori në elitën e futbollit turk. “Jam në gjendje që ta bëj këtë profesion dhe pranova propozimin e klubit që të rinovoj edhe për dy vite të tjera”, është shprehur ndër të tjera 83- vjeçari Tokat.

 

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Maradona shpërthen nga, gëzimi në golin e Messit dhe e mbajnë… (FOTO)

Sadik.Autor

SHKROI HISTORINË ME ZVICRËN NË “EURO 2022″/ Ylli Mehmedi tronditet nga vendimi i klubit të Bundesligës

Delo.autor

KILI FITON PENALLTINË/ Ja çfarë bën Vidal përballë portierit të Argjentinës (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment