Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Barcelona mposht Elche-n dhe ngjitet në vendin e tretë. Askush si Messi në Europë

Barcelona ka mundur 3-0 Elche-n në ndeshjen e prapambetur të javës së parë të La Liga-s dhe është kthyer te fitorja pas humbjes 4-1 në Champions kundër PSG-së dhe barazimit 1-1 në kampionat kundër Cadiz.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Camp Nou ka qenë Leo Messi, auto i dy golave. Me 13 gola, argjentinasi është lojtari që ka shënuar më shumë gola në vitin 2021 në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Gjithashtu, Leo kryeson renditjen e golashënuesve të La Liga-s me 18 gola, dy më shumë se ish-shoku i skuadrës Luis Suarez.

Barça është ngjitur në vendin e tretë me 50 pikë, dy më pak se Real-i i vendit të dytë dhe 5 më pak se Atletico kryesues, që ka një ndeshje më pak.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Dybala i thotë “PO” Manchester United, por ka një kërkesë…

Delo.autor

BËN GAFA SHUMË/ I tepërt tek LIVERPOOLI: NAPOLI nis bisedimet me portierin

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Çinari gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet. “Bardheblutë” kërkojnë… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment