Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

RRËFEN TË ARDHMEN E TIJ/ Mbrojtësi Mavraj: Ëndrra ime është që ta mbyll karrierën në kampionatin…

Mërgim Mavraj, pësoi një dëmtim në fundjavë në ndeshjen që Grojtherfurth fitoi 4-1 ndaj Vursburger Kikers. E teksa kjo ecuri fantastike në Bundesligën Dy mund të ndërpritet nga një dëmtim që mund të kërkojë pushim të gjatë, ish-kapiteni i Kombëtares bën një rrëfim special ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Pasi ka luajtur një nga kampionatet më elitare në botë, siç është Bundesliga, Mavraj ka një ëndërr, e cila është ta mbyllë karrierën në Kosovë. “Normalisht që është më mirë ta mbyllësh në Bundesligën 1 sesa në të dytën. Por ëndrra ime është që ta mbyll në kampionatin kosovar. Besoj që pavarësisht se ku do ta përfundojë sezonin Grojtherfyrt vitin e ardhshëm apo më saktë vitet e ardhshme, duke qenë se nuk kam ndërmend ta mbyll karrierën tani, dua ta përfundoj në Kosovë. E kam ëndërr.”, u shpreh Mavraj për gazetën.

Mbrojtësi 34-vjeçar, në “Instagramin” e tij ka hedhur një video, ku duket se fut vetë gjilpërat në mish, duke preferuar që procesin e akupunkturës ta bëjë vetë tani që është duke u riaftësuar pas dëmtimit.

Related posts

Rashford tremb “Djajtë e Kuq”, i pavendosur për të ardhmen

Sadik.Autor

SHUHET MARADONA/ Lapo Elkann: Ishte një miku im i vërtetë, më mungon që tani legjenda prej ari

Delo.autor

FESTON 35-VJETORIN/ CR7, asnjëherë kaq vendimtar në karrierën e tij. Ja numrat historikë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment