Futboll Shqipëri Sport

SHKËLQEN KAMPIONATIN POLAK/ Gol dhe traversë, Ernest Muçi shkëlqen menjëherë tek Legia e Varshavës

Ernest Muçi bëri hapin e madh në karrierë, duke u transferuar nga Tirana drejt Legias së Varshëvës, ku do të përfitojë plot 10 mijë euro në muaj.

Pasi mbylli me sukses testet mjekësore, sulmuesi 19-vjeçar u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në seancën e parë stërvitore me përpara ndeshjes kundër Gornik në kampionat.

Kampionët polakë zhvilluan ditën e djeshme një ndeshje stërvitore mes lojtarëve të ekipit të parë që pritet të jenë titullar dhe atyre që janë rezervë, në pasditen e djeshme. Ernest Muçi realizoi golin e parë në minutën e 48 dhe do të godiste traversën në minutën e fundit, ndërsa ndeshja u mbyll në shifrat 3-0 në favor të ekipit të parë kundër futbollistëve të piketuar si rezerva.

Mediat polake që e kanë ndjekur më nga afër këtë ndeshje në qendrën stërvitore shkruajnë: “Muci përpiqej të luante me topin, të shikonte përreth dhe të bënte gjithçka me vetëdije.

Në këtë ndeshje do të shiheshin me vëmendje afrimet e reja si Yaxhiboyev, Rusyn dhe Muci. Nga këta tre futbollistë të rinjtë ishte padyshim Muci më i miri. Liri e madhe me topin në këmbë, pasyqrë e mirë e fushës dhe lëviz lehtë. Mund ta shihni fare lehtë se është futbollist i nivelit të lartë”, shkruhet në artikull.

Related posts

Neymar, Salah dhe Cristiano, Zidane ka një përgjigje për të gjithë

Sadik.Autor

Ndodh në Brazil. Të gjithë shtrihen në fushë, por tifozët nuk e kuptojnë çfarë po… (VIDEO)

Sadik.Autor

E ARDHMJA E UELLSIANIT DREJT LARGIMIT/ Real Madridi sakrifikon Bale për galaktikun…

Delo.autor

Leave a Comment