Futboll Seria A Sport

BOTËRORI 2022/ Ndizet alarmi tek Interi, dëmtohen në kombëtare Bastoni dhe Sensi. Ja sa do të mungojnë…

Simone Inzaghi është i shqetësuar për problemet e raportuara pasditen e djeshme të Bastoni dhe Sensi me kombëtaren axurre. Mbrojtësi pësoi një goditje, por është ndër 23 lojtarët në dispozicion të Roberto Mancini për kualifikuesen e sotme kundër Lituanisë. “Playmaker”-i ka pasur një shqetësim në pulpën e këmbës dhe është jashtë veprimi për sot.

Sidoqoftë, shpresa mbetet që, duke marrë parasysh historinë e tij, do të kursehet edhe nën presionin e Interit. Në fund të fundit, të gjitha klubet shtyjnë te kombëtaret që të mos i shtrëngojnë lojtarët e tyre në funksion të rifillimit të kampionatit, mbi të gjithë të mos i dëmtojnë.

Sidoqoftë, Inzaghi duhet të mendojë përpara udhëtimit të së dielës në “Marassi”, sepse mungesa e Sensit do të ishte e rëndë. Duke u nisur nga supozimi se, përveç Correa dhe Lautaro, Vecino dhe Vidal do të kthehen vetëm mbrëmjen e së premtes (ata luajnë nesër mbrëma në anën tjetër të botës), Sensi ishte njeriu i caktuar për të vepruar si lidhje midis mesfushës dhe Dzeko.

Nëse nuk do të jetë në dispozicion kundër Sampdoria, trajneri Inzaghi do të kishte dy rrugë. E para çon në spostimin e Calhanoglu, me Barella dhe Brozovic në krahë. Vetëm Gagliardini do të mbetej në stol, që nga fundi i korrikut pa luajtur për shkak të një problemi në gju, i cili tani është zgjidhur. Përndryshe, trajneri zikaltër do t’i besonte Satriano dhe një mesfushe pa ndryshime.

Nëse Bastoni nuk bëhet gati, Kolarov mund të luajë në vendin e tij, por hipoteza më e mundshme përfshin vendosjen e Darmianit në qendër dhe njërit midis Dumfries e D’Ambrosio në të djathtë të prapavijës.

Related posts

E PABESUESHME/ Ylli i Ajax i dhuroi fanellën, djaloshi e shet për… (FOTO)

Delo.autor

DRAMATIKE/ Sulmuesi brazilian tre ditë në ANKTH, policët i shpëtojnë NËNËN (FOTO)

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Manchester United – Watford

Sadik.Autor

Leave a Comment