Futboll Sport

SHQIPTARËT, LIDERË TË LOKOMOTIVËS SË ZAGREBIT/ Kallaku dhe Çokaj, protagonistë ndaj Rijekës

Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit dhe Shqipërisë, Sherif Kallaku shënoi golin e dytë sezonal në Kroaci. 22-vjeçari zhbllokoi sfidën e javës së 20-të të kampionatit kroat ndaj Rijekës në minutën e 12-të.
Ish-mesfushori i Teutës është asistuar nga shqiptari Enis Çokaj. Momentalisht, sfida po luhet.

Deri tani, Kallaku ka zhvilluar gjithsej 21 ndeshje me Lokomotivën e Zagrebit duke shënuar dy gola. Golin e parë e ka realizuar në sfidën e 18 shtatorit të vitit të kaluar kundër Sibenikut, takim që Lokomotiva e humbi me rezultatin 3-2.

Related posts

NDODH EDHE KJO NË ITALI/ Hajdutët vjedhin në qendrën stërvitore të Interit

Delo.autor

SULMON SËRISH “PËRBINDËSHIN” RONALDO/ Ministri italian i sportit: Ai ndihet mbi gjithçka…

Delo.autor

Milani insiston: Nuk lëvizim nga “San Siro”

Q.Autor

Leave a Comment