Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-LAÇI/ “Shkodranët” kërkojnë vazhdimësinë me rezultate pozitive në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Java e fundit e fazës së dytë hapet me ndeshjen e sotme mes Vllaznisë dhe Laçit që luhet në orën 18:00 në “Loro Boriçi”. Shkodranët e kanë siguruar prej javësh titullin honorifik, kampionë dimri, por sfida e sotme mund të vendosë shumë për vazhdimësinë e kampionatit.

Është një 90-minutësh ku do të shikohet se sa duron skuadra shkodrane, pasi ndjekësit e tjerë nuk arritën ta ndalnin, kështu që kurbinasit janë pengesa e fundit për fazën e dytë.

Trepikëshi i Laçit shikohet si dhuratë, jo vetëm për bardhezinjtë, por edhe për rivalët e tjerë që synojnë të kapin kreun. Laçi i trajnerit Shpëtim Duro ka treguar në fazën e parë se di si mundet Vllaznia, kështu që një sukses i mundshëm i kurbinasve mund ta bënte më interesante pjesën e dytë të sezonit.

Laçi është treguar i plogësht me skuadrat e zonës së poshtme, ndërsa me të mëdhatë ka qenë superiore. Por, nëse të besuarit e trajnerit Brdariç fitojnë këtë takim, i bie që titulli është në dorën e tyre, për të mos thënë një formalitet.

VLLAZNIA-LAÇI

FORMACIONET ZYRTARE: 

Vllaznia (3-4-1-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Jonuzi, Marku, Isaevski, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric

Laçi (3-5-2): Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Shpëtim Duro

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Garancia e largimit, Manchester United nuk do ta bllokojë Ronaldon në verë

Delo.autor

DUELI NË CHAMPIONSIN. Ancelotti: Ndaj PSG-së pa frikë, na duhet pjekuri në fushë

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Barcelona i bën “nder” Inter, del nga gara për lojtarin e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment