Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Përcaktohet çiftet e “play-off”, Shkëndija “sfidon” “armiqtë ” SERBË

Shorti për raundin play-off të Champions League është hedhur sot në Nyon të Zvicrës. Raundi i tretë i eliminatoreve ende nuk është luajtur, por hipotezat për takimet e ardhshme kanë nisur të ngrihen që tani. Kështu, fituesi i çiftit Crvena Zvezda-Spartak Trnava do të përballet direkt me të kualifikuarin e Salzburg-Shkëndija. Kampionët e Maqedonisë kanë përballë një kundërshtar tejet të vështirë si austriakët të cilët vitin e kaluar arritën në fazën gjysmëfinale të Europa League duke dështuar për herë të 9 radhazi pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions League.

Skuadra kampione e Serbisë Crvena Zvezda (Ylli i Kuq i Beogradit) nuk është një kundërshtar i nivelit të Salzburgut, por atmosfera që ata krijojnë në shtëpi është e frikshme.

Nga ana tjetër nëse dy ekipet sigurojnë fazën “play-off” do të përballen në një takim me klimë të ashpër duke patur parasysh se Shkëndija është një ekip me bazë nga komuniteti shqiptar në Maqedoni dhe marrëdhëniet mes palëve janë të acaruara.

Çiftet e tjera të vendosura për t’u përballur në fazën e fundit drejt hyrjes në grupet e Champions League janë:

Qarabağ (AZE)/BATE Borisov (BLR) v PSV Eindhoven (NED)
Young Boys (SUI) v Astana (KAZ)/Dinamo Zagreb (CRO)
Malmö (SËE)/Vidi (HUN) v Celtic (SCO)/AEK Athens (GRE)
Benfica (POR)/Fenerbahçe (TUR) v PAOK (GRE)/Spartak Moskva (RUS)
Standard Liège (BEL)/Ajax (NED) v Slavia Praha (CZE)/Dynamo Kyiv (UKR).

Ndeshjet e raundit “play-off” do të luhen në datat 21/22 gusht (akti i parë) dhe 28/29 gusht (akti i dytë).

Related posts

Lewandowski “mollë sherri” për të gjithë klubet e mëdha të Europës

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NË DERBI NDAJ ARSENAL/ Mourinho bën komentin epik: Nëse dikush ka një opinion tjetër ai duhet të jetë…

Delo.autor

PASI U SHUA ËNDRRA MESSI/ Manchester City pranon të paguajë shumën marramendëse për yllin e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment