Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, Interin e ndjek “mallkimi” përballë Kampionëve të Italisë

Dje ishte herë e 32-të që Juventusi dhe Interi u ndeshën në një finale të Kupës së Italisë, por në të njëjtën kohë përkoi me gjysmëfinalen e pestë.

Gjithsesi, nëse historia nënvizonte se në katër precedentët e kaluar, në fund të përballjeve në këtë raund ishin gjithmonë torinezët që avanconin më pas në finale, dje erdhi edhe fitorja e katërt e Juves ndaj Interit, në gjysmëfinalen e vajtjes, nga pesë që janë luajtur (nuk ka rëndësi nëse e para luhet në Milano apo në Torino).

Kjo tregon se jo vetëm tabuja zikaltër duket sikur do të vazhdojë ndaj “Zonjës së Vjetër”, por edhe kjo e fundit ndihet shumë komode në Kupën e Italisë, ku nuk njeh humbje prej tetë takimesh radhazi (5 fitore, 3 barazizime).

Related posts

Milani përgatit kontratën për Conten. Ja çfarë pritet

Sadik.Autor

NUK ËSHTË NJERI, ËSHTË MAKINERI/ Harry Kane shënon dy herë ndaj Kongos, kalon Pelé-n dhe prek kuotën mitike “100”

F.autor

HUMBJA NDAJ MAQEDONISË SË VERIUT/ Low “Shpërthen”: Bëmë shumë gabime, nuk ishim kurrë të rrezikshëm dhe…

Delo.autor

Leave a Comment