Sport Të tjera

TENIS/ Djokovic mbretëron përsëri në “Australian Open”, Medvedev i pafuqishëm

Novak Djokovic është për të tretin vit radhazi kampioni i “Australian Open”. Serbi mundi në finale rusin Medvedev në vetëm 3 sete (7-5, 6-2, 6-2), duke festuar për të nëntën herë në karrierën e tij në tokën australiane.

Edhe pse sipas kompanive të basteve finalja Djokovic-Medvedev shihej si e ekuilibruar, tenisti serb arriti të dominonte gjithçka. Seti i parë ishte edhe ai më i luftuari, ku Medvedev u mposht me break vetëm në gamen numër 12, duke e mbyllur setin 7-5.

Seti i dytë dhe i tretë më pas nuk patën shumë histori, me Djokovic që dominoi absolutisht gjithçka. Kjo fitore e Grand Slamit e çon tenistin serb në 18 Grand Slame të fituar në karrierën e tij.

Related posts

Salah: Ja cili ishte momenti kur vendosa të largohem nga Chelsea…

Sadik.Autor

RUSI 2018/ Ndalohet alkooli në Kupën e Botës, rebelohen moskovitët

Sadik.Autor

COPA LIBERTADORES/ “Çmenduri” nga Gabigol, Flamengo është kampione e brazilit

Delo.autor

Leave a Comment