Futboll La Liga Sport

“BERNABEU” ËNDËRRON MBAPPE/ Reali nis “gjuetinë” për pasuesin e Benzema, ja emrat me “të kuqe”

Karim Benzema po kalon një sezon të shkëlqyeshëm me Real Madridin, por duke pasur parasysh 32 vitet mbi supet e francezit, kubi i bardhë po kërkon trashëgimtarin e tij. Sipas portalit madrilen, “Defensa Central”, klubi nga “Santiago Bernabeu”, përveçse ëndërron Kylian Mbappé, po mban nën vëzhgim edhe sulmues të tjerë. Të gjithë janë të rinj, pak a shumë të afirmuar tashmë. Në krye të listës është Erling Haaland i Borussia Dortmund nga Norvegjia, që ka shënuar një ortek golash gjatë këtij sezoni.

Po ashtu, suedezi i Real Sociedad, Alexander Isak, që iu bëri dëm të bardhëve në Kupën e Mbretit, duke shënuar dy gola në kryeqytetin spanjoll. Florentino Perez po e mban një sy edhe në Itali, nga golat e Lautaro Martinez, që është, gjithashtu, zgjedhja e parë e Barcelonës për pasuesin e Luis Suarez. Katalanasit, me ndihmën e Messit, shpresojnë ta rrëmbejë atë nga Interi gjatë verës.

“Defensa Central” flet edhe për Patrick Cutrone, sulmuesi i Fiorentinës, i huazuar nga Wolverhampton. Sajti madrilen shkruan, gjithashtu, se një nga emrat në listë është edhe Moise Kean, sulmuesi 19-vjeçar, që Juventusi e shiti tek Evertoni gjatë verës. Përkundër një sezoni, që me siguri nuk ka qenë pozitiv në Premier League, Real Madridi e ka në mbikqyrje.

Related posts

Zidane: Cristiano është shembull për të gjithë

Q.Autor

PËSOJNË 10 GOLA PËR 4 DITË/ Klubi i Werder Bremen reagon për poshtërimin e skuadrës së vet (FOTO)

Delo.autor

“Franca ekip anti-futboll, më mirë sikur të kishim humbur ndaj Brazilit”

Sadik.Autor

Leave a Comment