Futboll Seria A Sport

“USHTRON SHUMË PRESION NDAJ SKUADRËS”/ Ibrahimovic: Piolin e kam “Zlatanizuar”, jemi falë tij këtu ku jemi

Në një intervistë të gjatë për UEFA-n, Zlatan Ibrahimoviç flet për aventurën e tij te Milani dhe raportin me trajnerin Pioli, por jo vetëm.

“Ndoshta e kam ‘Zlatanizuar’. Ndoshta është bërë si unë”, thotë suedezi me humorin e zakonshëm. “Erdhi te një Milan ku ambienti ishte i vështirë. Nëse jemi sot këtu ku jemi është falë tij dhe punës që ka bërë, është një trajner i madh”. Për trajnerin e tij, 39-vjeçari ka vetëm fjalë të ëmbla dhe nuk përfundon me kaq:

“Piolin e njihja edhe më parë, sepse kam luajtur kundër Italisë. Skuadrat që ka pasur kanë pasur shumë luhatje, nga skuadrat e mëdha deri te të voglat. Erdhi te një Milan ku ambienti ishte i vështirë. Kur e mori skuadrën nuk ishte ku është sot, falë metodës së punës së tij, falë mentalitetit të tij.

Ai ushtron shumë presion ndaj skuadrës, pretendon shumë prej saj, edhe pse është një ekip i ri. Ndoshta ka më shumë durim se unë, por sigurisht që është më i pjekur dhe ka më shumë eksperiencë se unë”.

MARRËDHËNIET ME SHOKËT – Pastaj një mesazh për shokët: “Kur luan në këto nivele kaq të larta, është gjithnjë i njëjti presion pavarësisht se cili je. Nëse je këtu, je sepse e meriton, je këtu sepse je mjaftueshëm i zoti. Nuk je këtu sepse dikush duhet të presë, por je për të luajtur. Nuk më intereson nëse je i ri apo jo, nuk mund të mendoj se duke qenë i ri do të vijë koha jote. Kur luan për Milanin nuk ka kohë, duhet të luash menjëherë mirë.

Nëse unë nuk e bëj, merkaton e ardhshme Milani do të blejë një tjetër sulmues, i cili do të luajë më mirë se unë. Për këtë duhet të luaj mirë dhe kjo vlen për të gjithë pa përjashtim. Jashtë fushe pastaj është një tjetër histori. Nëse je Rafael Leao, unë të flas dhe të trajtoj në një mënyrë. Nëse je Simon Kjaer, je më i pjekur, ke fëmijë, sigurisht që sjellja është ndryshe. Por, në fushë janë të gjithë njëlloj”. Dhe nuk mungon as një tërheqje veshi për lojtarët e këtij brezi, të cilët kalojnë shpejt në eufori.

“Kur unë isha i ri, lojtarët pranë meje ishin fantastikë. Kur erdha në Itali për herë të parë, kisha lojtarë përreth që më shikonin si djaloshin e ri që sillte shumë energji dhe adrenalinë. Të gjithë ishin futbollistë të mëdhenj, që kishin fituar trofe të rëndësishëm, ishin yje. Sot brezi i ri luan 5 minuta dhe i shohin si futbollistë të mëdhenj. Jam i kënaqur që vij nga shkolla e vjetër. Rrjetet sociale kanë ndryshuar gjithçka. Sot falë tyre lojtarët shihen si kampionë edhe pse ndoshta kanë bërë pak. Më parë nuk ishte kështu, duhet të bëje gjëra të mëdha”.

SHIGJETË LEBRONIT – Nuk mungon as një kritikë në drejtim të basketbollistit LeBron Xhejms dhe përfshirjen e tij në çështjet e politikës: “Ajo që ai bën është fenomenale, por nuk më pëlqen kur njerëzit me ndonjë lloj ‘statusi’ flasin për politikë. Bëj atë për të cilin je i zoti. Bëj atë që bën.

Unë luaj futboll, sepse jam më i miri në të luajturit futboll. Nuk bëj politikë. Nëse do të kisha qenë politikan, do të isha marrë më politikë. Ky është gabimi i parë që njerëzit e famshëm bëjnë kur ndihen të përmbushur. Për mua është më mirë që të qëndrosh larg këtyre argumenteve dhe të bësh atë për të cilin je i zoti, përndryshe rrezikon që të mos bësh një figurë të mirë”.

RONALDO – Dhe në fund vlerësimi për Fenomenin: “Ua them gjithnjë atyre që luajnë me mua, Ronaldo është futbolli. Me mënyrën se si lëvizte, driblonte, teknikën e biçikletës, për mua është futbollisti më i madh i historisë”.

Related posts

Nis ankandi/ Skuadrat prestigjoze të Europës duan mesfushorin suedez

Isa.Autor

LARGIME TË SHUMTA NË MERKATO/ Si shkatërrohen skuadrat e Kategorisë Superiore një natë të bukur vere…

Delo.autor

Muaji i Ramazanit, kundërshtari kryesor për Liverpool dhe Klopp…

Sadik.Autor

Leave a Comment