Sport Të tjera

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ U akuzua për ngacmim seksual, vetëvritet ish-trajneri 64-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e sportit. Ish-trajneri, 64-vjeçar,  i përfaqësueses amerikane të gjimnastikës, Xhon Gedert i dha fund jetës së tij ditën e enjte, menjëherë pasi u bë publike ngritja e akuzave ndaj tij për abuzime seksuale ndaj gjimnasteve të tij në palestrën e tij në Miçigan.

Sipas policisë trupi i tij u gjet gjatë orëve të pasdites të së enjtes. Ish-trajneri do të duhej të shfaqej para gjykatës së fundmi. Është fundi i një historie tragjike për të gjithë personat e përfshirë-tha Prokurorja e Përgjithshme e Miçiganit, Dana Nesel.

Xhon Gedert u akuzua për një sërë krimesh. Përveç akuzës për abuzime seksuale, mbi ish-trajnerin rëndojnë edhe ato për trafik të qenieve njerëzore dhe për organizatë kriminale. Po kështu, Gedert ishte i përfshirë edhe në skandalin që çoi në dënimin me 60 vjet burg të ish mjekut të skuadrës amerikane të Gjimnastikës, Larri Nasar.

“Nuk kishim asnjë të dhënë se Gedert kishte ndërmend të arratisej apo të ishte një rrezik për veten apo të tjerët-tha një zëdhënës i Prokurores-ishim në kontakt me avokatin e tij dhe ai na siguroi bashkëpunimin e tij”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Seria A hedh hapin e rëndësishëm drejt rinisjes, skuadrat që nisin stërvitjet këtë javë

Delo.autor

Rinovimi i Grizmanit, Diego Kosta: Ai bir k**ve do të ketë marrë shumë pará

Sadik.Autor

U MPOSHT NGA KOMBËTARJA ME “POKER”/ Mesfushori i Islandës: Isha i inatosur në fund të ndeshjes…

Delo.autor

Leave a Comment