Futboll Shqipëri Sport

VAZHDON SHKËLQIMIN NË KAMPIONAT/ Gol me peshën e fitores, Xhejms mban mbi shpinë Gabalën në Azerbajxhan (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Xhejms Adeniji shënoi golin e katërt sezonal me skuadrën e Gabalas në kampionatin e Azerbajxhanit. 28-vjeçari nigerian i dha fitoren skuadrës së tij në ndeshjen kundër Sumgaitit ditën e sotme në kuadër të javës së 17-të ligës azere.

Adenij goditi saktë në hyrje të zonës kundërshtare në minutën e 50-të duke festuar me ekipin dhe pankinën e Gabalës.

Sezonin e kaluar, ai u huazua te Kiriat Shmona në Izrael duke realizuar 6 gola në 22 ndeshje. Këtë sezon me Gabalën, Adenij ia ka dalë të realizoj 4 gola në 15 takime.

Adenij spikati në Superiore me Laçin dhe Skënderbeun duke fituar 2 kampionate dhe 2 Kupa të Shqipërisë.

VIDEO

Related posts

PAS 3 FITOREVE DHE NJË HUMBJE/ Xhudistja kosovare lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Delo.autor

PËRBALLJE DRAMATIKE NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Armando Sadiku gjen rrugën e rrjetës me Malagan (VIDEO)

Delo.autor

Kaos dhe sherr në tribunën VIP, Mziu kapet me gjyqtarin tifoz të Luftëtarit (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment