Futboll Kategoria Superiore Sport

12 REALIZIME NË 48 NDESHJE/ Bilanci i frikshëm i sulmuesit Solomon, u pagua 11 mijë euro për çdo gol tek Partizani

Plot 11 mijë e 250 euro i ka kushtuar një gol i Solomon skuadrës së Partizanit. Sulmuesi nigerian iu bashkua demave në verën e vitit 2019 dhe qëndroi për 18 muaj si futbollist i kuq.

Paga mujore e sulmuesit, ka qenë 7500 euro në muaj. Për 18 muaj që ka qenë futbollist i “demave”, sulmuesi ka marrë 135 mijë euro nga arkat e Partizanit, për të shënuar vetëm 12 gola. Mesatarja është 11 mijë e 250 euro për gol, një mesatare e lartë goli në raport me aspektin financiar. Në total me fanellën e Partizanit, Solomon ka luajtur 48 ndeshje dhe tek të kuqtë, prisnin më shumë se 12 golat që nigeriani realizoi. Tashmë, nigeriani do të vazhdojë karrierën e tij në Kuvajt te skuadra e Al-Qadsia.

Related posts

NË “GJURMËT E LEGJENDAVE”/ Festojnë te MILANI: CUTRONE vendos rekord

Isa.Autor

Guri mbërrin në Belgjikë, përfundon testet mjekësore (FOTO)

Sadik.Autor

QËNDROI 3 MUAJ PUSHIM/ Pogba dëmtohet sërish, Solskjaer tregon se sa do të mungojë

Delo.autor

Leave a Comment