Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“ANGLIA ËSHTË JASHTËZAKONISHT E FORTË”/ Portieri Berisha: Kjo është ndeshje e veçantë, ndaj do të japim maksimumin…

Do të ketë shumë punë nesër, me siguri. Ankthi se mund të tundet rrjeta e tij nga sulmues si Harry Kane me shokë ekziston natyrshëm tek Etrit Berisha. Kapiteni dhe portieri ynë kuqezi, duke folur në konferencën për shtyp, bëri këtë prognozë për supersfidën kualifikuese me Anglinë:

Anglia është jashtëzakonisht e fortë. Të gjithë lojtarët e saj kanë potencial për të krijuar shumë raste dhe fituar ndeshjet. Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes dhe njohim cilësitë e kundërshtarit. Do të mundohemi të paraqitemi sa më mirë. Kumbulla do të mungojë, është lojtar në rritje të dukshme, por kemi edhe lojtarë të tjerë që mund ta bëjnë atë rol shumë mirë, siç e kanë bërë edhe më parë. Kësisoji, jam i sigurt se do të bëjmë paraqitje të mirë.

Anglia është një nga kombëtaret më të mira në botë, por nuk duhet të kemi shumë presion. Është një ndeshje për t’u përjetuar maksimalisht në të gjitha drejtimet, jo ndaj rivalëve direktë. Do të mundohemi t’ia bëjmë sa më të vështirë nesër. Nëse marrim rezultat të mirë, fitojmë besim për vijimësinë, na bëhet më i lehtë udhëtimi në këtë fushatë eliminatore.

E dinim sa e vështirë ishte Andorra dhe rëndësi ka fitorja. Kur fiton, më pas gjithçka është më e lehtë. Kombëtarja ka pasur kohë të gjatë që nuk ka luajtur me një ekip si Anglia, kështu që ka shumë motivim te lojtarët. Kjo është ndeshje e veçantë, ndaj do të japim maksimumin. Do të jetë shumë motivuese për të marrë një rezultat pozitiv.

Të gjithë lojtarët e Anglisë kanë kualitet dhe luajnë në ligat më të forta. Gabojmë nëse i shohim një nga një, por t’i marrim si grup. Kane dhe Sterling janë dy nga më të mirët si sulmues, dy më të rrezikshmit për çdo portier”.

Related posts

RREGULLORJA/ Jo vetëm pozicion jashtë loje, goli i parë i Kukësit kundër Tiranës duhej anuluar sepse… (VIDEO)

Delo.autor

TENIS/ Fitojnë Nadal e Barty, “numrat 1” tregojnë forcën në “Australian Open”

Delo.autor

Griezmann bën parashikuesin: Fatkeqësi pa MESSIN, “El Clasicon” e fiton ekipi i…

Isa.Autor

Leave a Comment