Futboll Kategoria Superiore Sport

DËMTIME, RIKUPERIME DHE RREZIK KARTONËSH/ Ja gjendja e grupit të Tiranës përpara sfidës ndaj Kastriotit…

Tirana do të nisë sot e plotë punën për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Kastriotit. Bardheblutë pritet të kenë grupin e plotë, veç Dansosë që vazhdon të jetë i izoluar. Nga ana tjetër me grupin është bashkuar Filip Najdovski, i cili la pas COVID-in dhe do të nisë stërvitjen. Për të luajtur titullar ose disa minuta mund të mendohet minimalisht derbi ose pas pauzës së kombëtareve, pasi lojtari nuk është ende në gjendje perfekte.

Me skuadrën kthehet edhe kapiteni Idriz Batha, i cili ishte i pezulluar këtë takim me Bylisin. Nga ana tjetër, duke parë vështirësinë e sfidës, Shehi mund të lërë pushim disa nga titullarët. Bëhet fjalë për Elton Kalenë dhe Agustin Torasën. Dyshja amerikano-latine nuk është në 100 përqind të tyre dhe drejtuesit po shohin mundësinë që ata të pushojnë sërish, duke mos e nisur sfidën si titullarë.

Ata mund të ruhen për derbin, që të mos rrezikojnë ndonjë dëmtim në fushën e stadiumit të Kamzës. Kujdes për kartonët duhet të kenë lojtarë si Torasa, Halili, Vrapi, Vangjeli. Bardheblutë ende nuk kanë fituar tri ndeshje radhazi, ndonëse kanë ndryshuar tre trajnerë, Egbonë, Deden dhe Shehi. Gjithashtu, këtë vit ata nuk ia kanë dalë të marrin derbin, ndërsa në sfidën e fundit me Partizanin ishin të kuqtë që fituan.

Related posts

LOJTARI ME PARAQITJEN MË POZITIVE/ Vlerësohet Etrit Berisha: Më i miri ndaj Milanit

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ “Çmendet” Enis Bardhi, shënon dy gola në La Liga (VIDEO)

Delo.autor

NË HAPAT E ISH-BASHKËSHORTES WANDA NARA/ Maxi Lopez: Do të jetoj në Milano, për…

Delo.autor

Leave a Comment