Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Video-lojëra, muzikë latine dhe të qeshura. Ja atmosfera tek “Demat” para sfidës ndaj Tiranës (VIDEO)

Është e vërtetë se presioni ndihet tek të gjithë lojtarët në prag të një sfide derbi. Edhe te Partizani e Tirana, normalisht që është e njëjta gjë. Megjithatë, kjo gjë nuk i pengon futbollistët edhe të relaksohen disi, në vigjilje të një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit.

Në kampin e kuq të Partizanit, atmosfera duket pozitive në prag të sfidës ndaj bardhebluve, edhe pse ecuria në ndeshjet e fundit nuk ka qenë ajo e duhura.

Kordeiro Melo, Jasir Asani dhe Roberto Dominguez, kanë gjetur mënyrën më të mirë për t’u qetësuar para derbit. Melo dhe Asani kanë kaluar kohën e tyre duke luajtur me video-lojëra, ndërsa Dominguez ka qenë ai që i ka regjistruar në video dhe që i ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Related posts

FORMULA 1/ Vettel: Parakalimi në start mundësia e vetme, gabova në frenim

Sadik.Autor

LIVE/ Copa Del Rey: Mbyllet ndeshja Granada-Barcelona. Rezultati 3-5

Delo.autor

TOPI MERR TRAJEKTORE TË ÇUDISHME/ Shënohet goli më i bukur i vitit në Itali (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment