Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Zbulohen prapaskenat, sulmuesi i Partizanit kalon COVID-in dhe…

Në prag të sfidës derbi kundër Tiranës, Partizani mori lajmin e madh të rikthimit të Stenio Zhunior.

Bomberi kryesor i skuadrës do të jetë i gatshëm për trajnerin Daja kundër bardhebluve dhe prej tri ditësh, po stërvitet rregullisht me grupin. Fillimisht, sulmuesi është rikuperuar për dëmtimin musku-lor që pësoi në takimin ndaj Kukësit disa javë më parë.

Burime për “Panorama Sport” konfirmojnë se sulmuesi ka qenë i infektuar me virusin famëkeq COVID-19 dhe pas disa ditësh izolim, është rikuperuar dhe është në formën optimale shëndetësore dhe fizike.

Vetë sulmuesi dhe klubi e kanë mbajtur të fshehtë infektimin e brazilianit, por që tashmë gjithçka është lënë pas dhe Stenio është gati kundër Tiranës.

Kujtojmë se e njëjta situatë ka qenë dhe me ish-sulmuesin Brajan Braun, i cili po ashtu u rikuperua nga virusi. Ndërsa trajneri Ilir Daja, pavarësisht se rezultoi negativ në testet e kryera, u vetizolua për të mos rrezikuar, pasi kishte shfaqur simptoma.

FORMACIONI – Me rikthimin e Stenio Zhunior, nga i cili trajneri Daja pret shumë. Partizani ka luksin e alternativave në sulm. Kapiteni e skuadrës, Alban Hoxha, do të jetë mes shtyllave në derbi.

Ndërsa në mbrojtje, do të rreshtohen Esat Mala dhe Esin Hakaj nga krahët, teksa në qendër priten Eneo Bitri dhe Egzon Belica. Në mesfushë, Rron Broja pritet të jetë para mbrojtjes, ndërsa energji do të shpenzojnë Valentino Murataj dhe Jurgen Bardhi. Jasir Asani dhe Eraldo Çinari do të luajnë në krahët e sulmit, në mbështetje të sulmuesit kryesor, Stenio Zhunior.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Liverpool dhe Real Madrid në kontakte për Mbappe, ja kush është më afër

Delo.autor

Ka shumë oferta për Younes, por Ajaxi e blindon

Q.Autor

De Biasi: Ronaldo i jep prestigj Serie A, ja kush janë rivalët e Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment