Futboll La Liga Sport

DILEMAT MBI TË ARDHMEN E CR7/ Trajneri Zidane: Ronaldo tek Real Madrid? Kemi dashuri të madhe për të

Disfata e zhurmshme në Ligën e Kampionëve, kundër Portos, ndryshoi planet e Juves dhe Cristiano Ronaldos. Tani po ngrihen dilema mbi të ardhmen e kampionit portugez në Torino, ndërkohë që nga Spanja vijnë sinjale të bujshme. Ashtu siç do të dëshironte agjenti i CR7, Jorge Mendes, në kontakt me Florentino Perez, po diskutohet një kthim hipotetik i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në kryeqytetin spanjoll.

“Ju të gjithë e dini se çfarë përfaqëson Cristiano për Realin, ajo që bëri këtu është madhështore. Të gjithë kemi dashuri të madhe për të, – tha Zidane në konferencën e sotme për shtyp. – Tani është një lojtar i Juventusit dhe po bën shumë mirë. Për momentin nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, nuk mund të them asgjë. Shumë gjëra dëgjohen dhe thuhen, por të gjitha këto situata duhet të respektohen”.

Related posts

PROCHETTINO E KA VENDOSUR/ Çfarë pritet të ndodhë me Armando Brojën…

F.autor

GREZDA FITON BESIMIN E REJNXHËRSIT POR JO TË XHERARDIT/ Gllasgou i ndarë në pro e kundër shqiptarit

Delo.autor

GATI 1 VIT NGA VDEKJA E KOBE BRYANT/ Bashkëshortja e basketbollistit prek me postimin: Të duket sikur nuk je gjallë…

Delo.autor

Leave a Comment