Futboll Sport

“DUHEN HEQUR TË GJITHA NDESHJET QË NUK DUHEN”/ Propozimi i Wenger: Ja pse Kupa e Botës duhet luajtur çdo dy vite…

Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenal-it, ka sugjeruar që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vite.

Në një deklaratë të bërë për BeIN Sports, shefi aktual i zhvillimit të futbollit për FIFA-n, ka dhënë zgjidhjen e tij për të ulur numrin e ndeshjeve dhe lehtësuar kalendarin.

“Duhen organizuar vetëm ndeshje të rëndësishme dhe që të kenë një domethënie”, ka thënë Wenger. “Duhen hequr të gjitha ndeshjet që nuk duhen. Të gjitha kompeticionet dytësore”.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se cilat janë ndeshjet që kanë rëndësi dhe cilat jo. Nëse shikon skuadrat në Botëror, zakonisht, mosha mesatare e futbollistëve është 27 ose 28 vjeç”.

“Duke parë se Botërori zhvillohet çdo katër vite ka pak mundësi që të fitohet përsëri sepse kur vjen Botërori tjetër ata lojtarë janë 32 dhe 33 vjeç. Kjo është arsyeja pse duhet ta organizojmë Botërorin çdo dy vite”.

Një ide inovative kjo e ish-trajnerit të Arsenal-it duke parë se Kupa e Botës zhvillohet çdo katër vite nga turneu i parë i 1930-ës, me përjashtim të viteve të luftës së dytë botërore.

Related posts

ARRITI TRIUMFIN ME BRAZILIN NË COPA AMERICA/ Dani Alvesh “mbret” i trofeve të fituar, ja sukseset e arrira

Delo.autor

ANGLIA ËNDËRRON/ 55 vite pritje për të shijuar një tjetër finale

Delo.autor

ME PORTIERIN NGA SITI/ Klubi i Premier Ligë thyen rekordin e milionave

F.autor

Leave a Comment