Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Gati shkëmbimi midis yllit të Juventus me liderin e Real Madrid

Nga Spanja vëmendja ndaj Juventusit është bërë e madhe, sidomos pas transferimit në vitin 2018 të Ronaldos. Gjithsesi, siç vazhdojnë të raportojnë mediat madrilene, së fundmi ka lindur një tjetër ide.

Reali, i cili po kërkon një goleador pas humbi CR7-ën, ka vënë në shënjestër Paulo Dibalën, si partner ideal i Benzemasë, por edhe një imazh i fortë në aspektin e marketingut. Presidenti Perez e ka vlerësuar argjentinasin dhe ndoshta nëse nuk arrin të bindë Mbapenë, apo Halandin, do të joshë Dibalën.

Nga ana tjetër, Juventusi nuk është kundër akordit, por në këmbim të numrit 10 duan qendërmbrojtësin francez, Rafael Varan, i cili ka qenë gjithmonë një ëndërr e torinezëve.

Related posts

ÇËSHTJE DITËSH PËR RINOVIM/ Ja pse Kesi vlen kaq shumë për Milanin

Delo.autor

ÇËSHTJA E DËMTIMEVE TEK SKËNDERBEU/ Ja tre shqetësimet e Memellit para sfidës ndaj Kukësit…

Delo.autor

PRAPASKENA/ Moratti na vodhi Ronaldon kur ne po festonim rinovimin e tij

Isa.Autor

Leave a Comment