Futboll Seria A

Juventusi interesohet për Eriksenin, Tottenhami dëshiron ta blindojë

Skuadra e madhe italiane, Juventusi është rreshtuar pas yllit të Tottenham Hotspurit, danezit Christian Eriksen.

Skuadra angleze, Tottenhami është nervoze me interesimin e fundit të Juventusit për yllin e tyre danez, Eriksen.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, kjo ka bërë që Spursat të duan të lidhin Eriksenin me një marrëveshje të re dhe me kushte të përmirësuara.

Eriksen, i cili ka shënuar gjashtë gola dhe ka ndihmuar me gjashtë asistime në Ligën Premier këtë sezon, i ka të mbetura vetëm edhe dy vjet në kontratën e tij prej 70 mijë eurosh në javë.

Spurs janë të gatshëm të hapin bisedime me mesfushorin 25-vjeçar dhe kjo vjen në mes të interesit për Eriksen nga kampioni i Italisë.

Ndryshe, danezi ka luajtur 23 herë në Ligën Premier këtë sezon – duke u paraqitur në çdo ndeshje për skuadrën e Mauricio Pochettinos.

Barcelona rreshtohet pas Eriksenit

 Për yllin danez interesim gjatë verës kishte shprehur edhe Barcelona, por me transferimin e Philippe Coutinhos nga Barcelona vështirë se do kthehen pas tij.
 Në rast largimi, çmimi i tij besohet të sillet nga 80-100 milionë euro.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Southampton mposht Kampionët e Anglisë dhe i bën nder Manchester United

Delo.autor

RIKTHIMI I BUJSHËM/ INTERI shet në kohë REKORD biletat për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Isa.Autor

“TË PAKTËN MË LA PËR…”/ Flet ish i dashuri i gruas së Leo Messit

F.autor

Leave a Comment