Futboll Sport

E ÇUDITSHME NË NDESHJEN UELLS-ÇEKI/ Nuk interesohet fare për topin, Bale godet keq futbollistin… racist (VIDEO)

Uellsi mposhti ditën e djeshme Çekinë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Megjithatë ajo që ka  tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë një episod i Gareth Bejlit dhe mbrojtësit çek, Ondrej Kudela.

Gjatë një dyluftimi në ajër për top, Bejli godet keq me bërryl mbrojtësin kundërshtar. Arbitri nuk e shikon këtë episod dhe sulmuesi i Totenhemit shpëton pa u ndëshkuar, por në kamera shihet qartë gjithçka.

Kudela ka qenë një nga lojtarët më të përfolur pas ndeshjes mes Slavia Pragë dhe Rejnxhërit në Ligën e Europës, pasi u akuzua për fjalë raciste ndaj lojtarit të skuadrës skoceze, Glen Kamara. Thuhet se edhe vetë mbrojtësi çek e kishte pranuar në dhomat e zhveshjes, me shokët e skuadrës se kishte përdorur fjale raciste.

Duke e lidhur me këtë, edhe komentatori i ndeshjes së djeshme, pas goditjes që Bejli i dha Kudelës, u shpreh: “Njerëzit nuk do të jenë shumë të mërzitur, teksa po e shikojnë këtë episod”.

Related posts

SUPER MARIO BALOTELLI/ Mancini e riktheu, bomberi bëhet sulltan në Turqi. Shikoni “MAGJINË” (VIDEO)

Delo.autor

Kamza një ndeshje pa tifozë, gjobë për Flamurtarin dhe Tiranën

Sadik.Autor

POGBA “ÇMEND” MERKATON/ Real Madrid gati 80 milionë euro plus dy yjet e ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment