Futboll Seria A Sport

NDARJA NGA JETA E TALENTIT TË LAZIOS PAS NJË AKSIDENTI RRUGOR/ Tare: Mora familjen e Danieles të nesërmen dhe…

Vdekja e talentit të Lacios, Daniele Guerrini, pas një aksidenti automobilistik i preku të gjithë, pasi i riu cilësohej si një talent me të ardhme të madhe në Itali.

Ditën e sotme, drejtori teknik i Lacios, Igli Tare, u shpreh se si e mori vesh lajmin e hidhur dhe konsiderata qe kishte për lojtarin e ri,  pasi luante në një ekip me djalin e tij, Etien Tare dhe ishin miq të ngushtë.

“Lajmin ma dha djali, Etieni. Ishte një goditje e rëndë, një tragjedi. Një i ri humbi jetën në moshën 19-vjeç dhe kjo lë shenja tek të gjithë ne. Mora familjen e Daniele të nesërmen dhe e ngushëllova. I gjithë ekipi ishte i lidhur me të, Guerrini ishte i joni. Në fushë shfaqte talentin e madh teknik dhe kishte aftësi për të goditur portën. Do të bëjmë diçka për ta kujtuar se ishte futbollist i Lacios”, u shpreh drejtori teknik i lacialëve.

Related posts

VIDEO/ Mario Balotelli nuk ka për të ndryshuar kurrë, shihni disa nga situatat më komike të ‘problematikut’ italian

Q.Autor

Zyrtare/ Arsenal nënshkruan me mbrojtësin e Juventusit

Sadik.Autor

RUSI 2018/ Kroacia “likuidon” Nigerinë, pa shumë probleme… (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment