Futboll La Liga Sport

“E DI SA SHUMË E DUA”/ Laporta mesazh emocionues Messi-t pasi merr zyrtarisht presidencën e Barcelonës (VIDEO)

Joan Laporta ka marrë sot zyrtarisht detyrën e tij si president i Barcelona-s.

“Kam ardhur për të marrë vendime, si ai për të bindur Leon të qëndrojë, duke përfituar nga fakti se është këtu tani”, ka thënë Laporta, duke iu drejtuar atyre që kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mes të cilëve ka qenë edhe Messi.

“Ai e di, – ka vazhduar presidenti i katalanasve. – E di sa shumë e dua, dhe do të bëjmë gjithçka është e mundur që të qëndrojë. E di se nuk mund të largohesh, Leo”.

“Po ta kishim stadiumin plot, i nuk do të largoheshe, edhe ky është një nga efektet e kësaj pandemie të mallkuar. Por çfarëdo që të bësh, do të shkojë mirë”.

“Megjithatë, do të kërkoj të të bind, dhe më fal se ta them në këtë rrethanë, por ti e di sa i rëndësishëm je për mua”.

Menjëherë telekamerat e Barça TV kanë kapur Messi-n, me fytyrën të mbuluar nga maska, i cili ka bërë një gjest pranimi me kokë.

Related posts

SKANDAL/ Kërcënohet Suad Lici, Ademi jep urdhër për anulimin e stërvitjes

Delo.autor

PARA DERBIT TË MANÇESTERIT PËR BILETËN NË FINALE/ Trajneri Guardiola: S’kemi lojtarë, gjithçka u mbyll…

Delo.autor

ËSHTË NXJERRË NË MERKATO YLLI I KOMBËTARES/ Ofertat për Grezdën nuk pëlqehen nga…

Delo.autor

Leave a Comment