Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Lojtarët e Norvegjisë protestojnë sërish para sfidës me Turqinë, nismës i bashkohet dhe… (VIDEO)

Lojtarët e Norvegjisë kanë protestuar sërish pasditen e sotme para ndeshjes me Turqinë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit.

Sulmuesi Haland dhe shokët e skuadrës kishin veshur bluza të bardha me mbishkrimin, “Të drejtat e njerëzve, brenda dhe jashtë fushe” dhe “Norvegjia po, Gjermania po, tjetër?”.

Kësaj nisme i është bashkuar dhe kombëtarja e Holandës, ku futbollistët holandezë në prag të ndeshjes me Lituaninë, kanë dalë nga dhomat e zhveshjes të veshur me bluza të zeza dhe mbishkrimin “Futbolli mbështet ndryshimin”. Kjo ishte një protestë e paralajmëruar nga “tulipanët”, pasi ditën e djeshme mbrojtësi, Matijs De Ligt u shpreh: “Do ta shihni në çfarë mënyrë do të protestojmë në sfidën e nesërme”.

Related posts

MIQËSORE/ Italia triumfon me “POKER” ndaj Estonisë. Mbrëmja e italo-gjermanit Grifo dhe debutimi i milanistit

Delo.autor

Torres: Griezmann duhet të fitojë trofe për t’u krahasuar me Messin dhe Ronaldon

Sadik.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E BUJSHME/ Ja skuadra e “panjohur” që kërkonte talentin Kean

Delo.autor

Leave a Comment