Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO”/ Messi dhe mesfushori De Jong rrezikojnë të mos luajnë ndaj Real Madrid, ja shkaku…

Barcelona ka arritur në momentin vendimtar të sezonit në formë të shkëlqyeshme me mundësinë për të siguruar dopietë në LaLiga Santander dhe Copa del Rey, por për ta bërë këtë ata kanë nevojë për lojtarët e tyre kryesorë në dispozicion.

Me El Clasicon vetëm tre ndeshje larg, dy nga lojtarët kryesorë të Ronald Koeman janë vetëm një karton të verdhë larg pezullimit.

Frenkie de Jong dhe Lionel Messi aktualisht janë të dy me katër kartonë të verdhë, një larg nga pezullimi për një ndeshje, por kanë qenë në zemër të krijimit dhe shënimit të golave.

Të dielën, Barcelona përballet me Real Sociedad dhe pas pushimit ndërkombëtar do të përballet me Real Valladolid.

Nëse ndonjëri shmang një karton të verdhë në San Sebastian, por më pas ndëshkohet në ndeshjen kundër Real Valladolid, ata do të humbasin El Clasicon e madhe.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Po pritnin një ambulancë, pjesa e dytë e derbit nis me vonesë

Delo.autor

MERR FUND PRITJA/ Ja kur Messi pritet të zbulojë gjithçka për Barcelonën dhe për ekipin e ri…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Malmo-Juventus. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment