Futboll La Liga Sport

ËSHTË LIDER I PADISKUTUESHËM/ Messi i lë të gjithë mbrapa, më i miri i fillimvitit 2021. Ja renditja…

Fillimi i shkëlqyeshëm i Barçës në vitin 2021 nuk kalon pa u vënë re. Pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj PSG-së, ekipi katalanas është ri-angazhuar në luftën për titullin e La Liga-s falë rezultateve praktikisht të patëmeta. Përveç kësaj, është kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit, që do të luhet më 17 prill. Në këtë transformim të ekipit të Ronald Koeman, ndër shumë gjëra, ka spikatur paraqitja e mirë e kapitenit Leo Messi.

Argjentinasi, në fakt, është dalluar si lojtari më i mirë në tremujorin e parë të vitit 2021 nga observatori CIES. Qendra e studimit në Zvicër ka zhvilluar një metodologji unike për të analizuar dhe krahasuar performancën e futbollistëve, pavarësisht nga pozicioni i tyre në ligat kombëtare. Messi, me 92.5 pikë nga 100 të mundshme, është lideri i padiskutueshëm i listës. Robert Lewandowski (Bayern Munich) dhe Jorginho (Chelsea) plotësojnë podiumin me të njëjtin rezultat (89.5 pikë). Cristiano Ronaldo, me 89.3 pikë, zë vendin e pestë.

Për të gjetur futbollistin më të mirë të Real Madridit, Toni Kroos, duhet të zbresësh në vendin e shtatë të kësaj liste (87.6 pikë), ndërsa Luis Suárez është lojtari më i vlerësuar i kryesuesve të La Liga-s, Atlético Madrid, por pozicionohet larg vendeve të privilegjuara (84.3 pikë). Midis gjermanit dhe uruguajanit është Benzema, i cili në javët e fundit ka qenë në nivel shumë të lartë (85.3 pikë).

Related posts

Rrotullimet e ekzagjëruara në fushën e lojës, gazetarët meksikan tallen me Neymar (VIDEO)

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Çudia me skuadrën e Koeman, Barcelona nuk fiton asnjeherë kur e “vjedh” topin

Delo.autor

E ARDHMJA E MBROJTËSIT ALABA NË DILEMË/ Trajneri i Bayern: Ai duhet të marrë përgjegjësi dhe të vendosë…

Delo.autor

Leave a Comment