Futboll Sport

NUK NDALEN POLEMIKAT/ Goli “fantazmë” i Ronaldos, UEFA fajëson edhe vetë Portugalinë

Goli “fantazmë” i Cristiano Ronaldos në ndeshjen dramatike midis Serbisë dhe Portugalisë, që nuk u konstatua nga gjyqtari, edhe pse topi dukshëm e kaloi vijën fatale, do të ishte evituar, nëse të dyja federatat do të kishin rënë dakord para sfidës kualifikuese për të përdorur “goal-line technology”, – tha UEFA të hënën. Ronaldo, kapiteni i Portugalisë, shpërtheu furishëm ndaj gjyqtarëve, pasi iu mohua një gol krejtësisht i rregullt, i cili do t’i kishte dhënë fitoren kombëtares së tij në “frymën e fundit”. Gjuajtja e tij u spastrua nga Stefan Mitrovic, por topi e kishte kapërcyer vijën fatale, siç tregojnë pamjet televizive.

Pa VAR, në vend që të rishikonin incidentin, zyrtarët e ndeshjes vazhduan lojën dhe Ronaldo, tejet i mërzitur, u largua nga fusha disa sekonda para “bilbilit” përfundimtar, duke hedhur gjithashtu shiritin e kapitenit, rrugës për në tunelin e stadiumit. “Vendimi për të përdorur teknologjinë “goal line” për kualifikueset europiane mbetet në dorën e federatës pritëse për çdo ndeshje, – thanë sot nga organi drejtues i futbollit europian. – Nëse federata pritëse planifikon ta zbatojë “goal line”, ajo duhet të marrë gjithashtu pëlqimin me shkrim të federatës mike, që teknologjia të përdoret”.

Arbitri i ndeshjes, Danny Makkelie, i tha gazetës portugeze “A Bola” të hënën se i kishte kërkuar falje trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos, dhe pjesës tjetër të ekipit për gabimin: Gjithçka që mund të them është se i kërkova falje trajnerit dhe ekipit për atë që ndodhi. Si gjyqtarë, ne gjithmonë punojmë shumë për të marrë vendimet e duhura. Kur bëhemi lajm për një arsye si kjo, ne nuk jemi të kënaqur”.

Trajneri Santos tha pas ndeshjes se ishte e papranueshme të mos kishte VAR në këtë nivel të konkurrencës, por UEFA nënvizoi të dielën se pandemia e COVID-19 e bëri të pamundur instalimin e sistemit në kohë: “Më 2019, UEFA propozoi zbatimin e VAR-it në kualifikueset aktuale të Kupës së Botës. Ndikimi i pandemisë në aftësitë operacionale dhe logjistike bëri që të vonohet zbatimi i VAR-it në fazën e grupeve të ‘Europa League’, si dhe tërheqjen e propozimit për ta zbatuar në kualifikueset europiane për ‘Katar 2022’. VAR, gjithashtu nuk ishte në përdorim në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve në vjeshtë 2020 dhe për këtë arsye nuk është përdorur kurrë në ndeshjet e Ligës së Kombeve deri më sot, as në fazën kualifikuese të grupeve për kombëtaret e UEFA-s”.

FIFA, e cila organizon Kupën e Botës, tha se u informua nga UEFA në janar për mospërdorimin e VAR-it për shkak të “problemeve dhe kufizimeve” të shkaktuara nga koronavirusi.

Related posts

NIS NJË AVENTURË TË RE/ Ylli i Napolit arrin akordin për 15 milionë euro, transferohet në…

Delo.autor

“NDOSHTA REALITETI ËSHTË…”/ Pochettino “ngel në klasë” Sergio Ramos, i tërheq veshin edhe “treshen” yjore “MNM”

Delo.autor

RIKTHEHET “JASHTËTOKËSORI”! Messi shënon hat-trick për 2 minuta, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment