Futboll Kategoria Superiore Sport

“TË PËRSËRISIM SEZONIN E KALUAR TË SERISË SË FITOREVE”/ Mbrojtësi Ismajlgeci: Transferimi jashtë? Është synimi im, por…

Për Marsel Ismajlgecin sezoni i parë si titullar fiks te Tirana është i jashtëzakonshëm. Tre gola në kampionat, asiste dhe disa skuadra që e kërkojnë për ta blerë. Djaloshi i krahut të majtë në një intervistë për gazetën thotë se gjithmonë është kënaqësi fitorja. Ai pranon se dëshiron të luajë jashtë Shqipërisë, por edhe nëse nuk ka transferim, sërish është në skuadrën më të mirë shqiptare.

Një tjetër gol në kampionat. Kur luani në mesfushë, arrini të shënoni gol, i treti këtë sezon…

Së pari, jam i lumtur për golin. Është gjithmonë kënaqësi. Pozicioni i mesfushorit më afron më shumë me portën dhe më jep mundësi që të shënoj. Gjithsesi, luaj atje ku më jepet mundësia. Nëse jam afër portës, jam i bindur që mund të shënoj më shumë si dhe të asistoj më shumë për shokët. Nuk ka rëndësi nëse luhet 3- 5-2 apo me katër mbrojtës. Dua të luaj sa më shumë dhe të jap më të mirën për ekipin tim.

Trajneri para ndeshjes tha që nëse Tirana nuk fiton me Bylisin, nuk ka vlerë fitorja me Vllazninë…

Kjo është e vërtetë. Nëse nuk fitonim me Bylisin, humbnim rrugën që hapëm me Vllazninë, kështu që bëmë më të mirën dhe ia dolëm të fitonin me skuadrën që kishim përballë.

Si e shihni Tiranën në këtë moment, duke parë që jeni afruar shumë me kreun e renditjes?

Shpresojmë që pas këtyre dy fitoreve të ngjitemi lart. Të nisim një ecuri të mirë, pse jo, të përsërisim sezonin e vjetshëm të serisë së fitoreve.

Objektivi real i kësaj skuadre cili është?

Të fitojmë ndeshjen e radhës dhe t’i marrim takimet një nga një.

Sytë të gjithë i kanë te transferimi juaj jashtë…

Ky është objektivi i të gjithëve që luajnë futboll. Synimi është të luaj jashtë. Ama edhe nëse nuk ndodh, sërish unë luaj tek ekipi më i mirë në Shqipëri.

Related posts

Ndeshja me Skënderbeun, Gjyla: Luajmë lojën tonë, objektivi të rikthejmë tifozët në stadium

Sadik.Autor

TRIUMFON “LOS BLANCOS”/ Dyshja Varane-Benzema mposhtin Espanyol

Delo.autor

E BUJSHME/ Refuzoi Shqipërinë për t’u bërë lojtar i madh në Europë, ja ku ka përfunduar Durmishaj…

Delo.autor

Leave a Comment