Futboll La Liga Sport

U THUR ELOZHE LOJTARËVE DHE “XHOLIN” E EKIPIT/ Ancelotti: Do të bëjë shumë mirë në këtë sezon

Pak ditë pas fillimit të fazës përgatitore, Carlo Ancelotti ka folur për kanalet zyrtare të Real Madrid.

“Kemi punuar shumë, lojtarët e kanë bërë shumë mirë. Ka shumë cilësi te të rinjtë dhe shumë përkushtim nga veteranët. Më ka pëlqyer shumë kjo, përkushtimi nga lojtarë si Carvajal, Lucas, Marcelo, Nacho ose Isco, lojtarë që kanë fituar gjithçka dhe kanë akoma uri”, ka thënë Ancelotti.

“Duhet të kemi parasysh historinë e klubit për stilin tonë të lojës. Duhet të luajmë mirë, të tregojmë se kemi cilësi, është historia e Madrid: një futboll energjik, me intensitet me dhe pa top, që është edhe ajo që kërkon futbolli i sotëm”.

Për Alaba-n: “Është një lojtar i kompletuar, me shumë cilësi, i zgjuar taktikisht në mbrojtje. E kam përdorur si qendërmbrojtës në ndeshjet e fundit te Bayern, me Austrinë luan ndonjëherë në mesfushë, mund të luajë edhe në të majtë. Është një lojtar shumë i kompletuar dhe do të bëjë shumë mirë këtë vit”.

Related posts

MBI LARGIMIN E CR7/ Ish-presidenti Cobolli Gigli: Çdo gol i Ronaldo-s ka kushtuar 2 milionë euro. Më mirë Ibra

Delo.autor

DERBI/ Policia zbardh masat: Ja rrugët që do bllokohen dhe itinerari për dy tifogrupet

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Luis Muriel firmos me Atalantën, ja përfitimet e kontratës

Delo.autor

Leave a Comment