Futboll Seria A Sport

FITORJA E TETË RADHAZI/ Inter mposht me përmbysje Torino-n falë “arratiset” i vetëm drejt titullit

Inter arrin fitoren e 8 rradhazi në kampionat, teksa ka triumfuar mes vuajtjesh ndaj Torinos në transfertë me rezultatin 1-2, duke marrë pikë jetike për objektivin titull.

Skuadra e Antonio Kontes kaloi e para në avantazh me liderin e ekipit Romelu Lukaku i cili realizoi në minutën e 61′ me penallti. Më pas ishte Sanabria ai që barazoi shifrat, dhe më pas Lautaro Martinez realizoi golin e dytë dhe të fitores, pas një pasimi perfekt të Aleksis Sançez. Me këtë sukses skuadra zikaltër marshon e vetme drejt titullit kampion e cila “arratiset” në +9 nga Milani i vendit të dytë. Në sfidën tjetër, Roma është mposhtur me rezultatin 2-0 ndaj Parmës, e cila fitorja e fundit e emilianëve datonte më 30 nëntor 2020 ndaj Xhenoas në transfertë. Një fitore me peshë dhe aromë mbijetese kjo për Parmën, por për Romën ishte një disfatë jo e këndshme pasi objektivi i zonës Champions, skuadra kryeqytetase e sheh teksa largohet edhe më tepër.

Skuadra e Antonio Kontes kaloi e para në avantazh me liderin e ekipit Romelu Lukaku i cili realizoi në minutën e 61′ me penallti. Më pas ishte Sanabria ai që barazoi shifrat, dhe më pas Lautaro Martinez realizoi golin e dytë dhe të fitores, pas një pasimi perfekt të Aleksis Sançez. Me këtë sukses skuadra zikaltër marshon e vetme drejt titullit kampion e cila “arratiset” në +9 nga Milani i vendit të dytë.

Në sfidën tjetër, Roma është mposhtur me rezultatin 2-0 ndaj Parmës, e cila fitorja e fundit e emilianëve datonte më 30 nëntor 2020 ndaj Xhenoas në transfertë. Një fitore me peshë dhe aromë mbijetese kjo për Parmën, por për Romën ishte një disfatë jo e këndshme pasi objektivi i zonës Champions, skuadra kryeqytetase e sheh teksa largohet edhe më tepër.

Related posts

ZYRTARE/ Klubi i Serisë A shet sulmuesin e Kombëtares Shpresa tek skuadra e…

Delo.autor

MENDOJNË PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Drejtuesit “bardheblu” të gatshëm për të rikthyer sulmuesin…

Delo.autor

I MUNDI NË “SAN SIRO”/ Donnarumma mahnitet nga CR7: Ndaj tij kisha luajtur vetëm në…

Isa.Autor

Leave a Comment