Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEJNË NË “KATAR 2022″/ Nga Griezmann tek Dest, lojtarët e Barcelonës shënojnë EURO GOLA me kombëtaret

Barcelona ka 14 futbollistë të shpërndarë në kombëtare të ndryshme të botës. Pjesa më e madhe e tyre janë lojtarë shumë të rëndësishëm në ato skuadra dhe kjo duket në rendimentin që kanë ofruar në ndeshjet e para. Katër prej tyre kanë qenë protagonistë me golat që kanë shënuar.

Specifikisht, Serxhinjo Dest i ka mahnitur të gjithë me golin e tij me SHBA-në. Në fitoren 4-1 kundër Xhamajkës, mbrojtësi i katalanasve lëshoi një predhë të vërtetë nga jashtë zone duke u “veshur” si Lionel Mesi. Ish-mbrojtësi i Ajaksit po kalon një formë të jashtëzakonshme duke u shndërruar në lojtar titullar fiks në ekipin e Kumanit, sidomos në skemën 3-5-2. Ai shënoi 2 gola kundër Sociedadit dhe në miqësoren e Amerikës hapi siparin e golave.

Pas një galopimi nga e majta dhe disa driblimeve, goditi shumë fort në të djathtën e portës dhe topi u ndal në rrjetë. Ky ishte goli i tij i parë me kombëtaren dhe në fund Dest u zgjodh lojtari i ndeshjes. Rrugën e rrjetës e gjetën gjithashtu edhe Grizman, Breithueit dhe Pjaniç. Sulmuesi francez shënoi me një të majtë spektakolare golin e vetëm të kombëtares së tij kundër Ukrainës. Ishte një gol historik sepse barazoi në vendin e katërt të golashënuesve Trezegenë me 34 gola.

Edhe ai po kalon një moment pozitiv duke gjetur rrugën e rrjetës kundër Hueskës dhe Real Sociedadit. Sulmuesi danez ishte autori i një goli, nga dy që shënoi Danimarka kundër Izraelit. Ai “inauguroi” i pari rrjetën me një gol mjaft të bukur. I fundit ishte Pjaniç, i cili gjithashtu shënoi. E bëri kundër Finlandës. Boshnjaku gaboi një 11-metërsh, por u tregua i shpejtë dhe i zoti që në tentativën e dytë ta dërgonte topin në rrjetë.

Ky gol mund të shërbejë për të shtuar besimin e tij. Barcelona e Kumanit ka këta lojtarë në kombëtaret e ndryshme: Ter Shtegen, Lengle, Alba, Buskets, Mingeza, Riki Puxh, De Jong, Trinkao dhe Dembele, përveç atyre të mësipërmve që shënuan gola. Gjashtë të parët nuk patën minuta në ndeshjet që u zhvilluan. Pedri debutoi me kombëtaren e Spanjës kundër Greqisë duke marrë pjesë në 26 minuta.

Related posts

DY HERË “MAT”/ Tirana mposht Flamurtarin në Kupën e Shqipërisë

Delo.autor

SUPERPËRBALLJA NË RREZIK/ Ronaldo-Messi, Covid-19 prish planet. Ja çfarë parashikon protokolli UEFA

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Premier League miraton dy ndryshime të rëndësishme në futboll

Delo.autor

Leave a Comment