Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Mick Schumacher: E përfundova garën, mësova shumë nga kjo përvojë e parë

Sezoni 2021 do të jetë i vështirë për makinën amerikane Haas, ku këtë vit debuton në Formula 1 piloti gjerman Mick Schumacher. Në startin e garës, ai dhe shoku i tij i skuadrës Nikita Mazepin ishin protagonistë të disa gabimeve, që sollën daljen jashtë piste të rusit që në xhiron e parë. Ndërsa Mick pati më shumë fat, duke ruajtur kontrollin e makinës dhe u klasifikua në vendin e 16-të (i fundit nga pilotët që mbyllën garën).

“Nga gara e parë jam 90% i kënaqur, për shkak të gabimit që bëra në startin e garës. Për fat të mirë, arrita ta çoj këtë garë deri në fund, duke nisur të ndërtoj themelet e përvojës time në Formula 1. Pasi ndryshova gomat, nga të mesme në të forta, u ndjeva më komod. Në fund arrita të rikuperoj ndaj Latifi dhe kuptova ndjesinë e qëndrimit pas një makine në sistemin DRS. Mësova shumë nga kjo garë dhe shpresoj në një fat më të mirë në garën e ardhshme”, tha Mick Schumacher.

Related posts

NUK PO GJEN HAPËSIRA TEK “DJAJTË E KUQ”/ Fantazisti vendos, refuzon Arsenalin dhe do të…

Delo.autor

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Juventus befason rivalët, nis negociatat me yllin…

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Dëmtoi shpatullën me Meksikën, Lozano rrezikon dy muaj pushim

Delo.autor

Leave a Comment