Futboll La Liga Sport

STATISTIKAT/ Finalja e sezonit me Atleticon, sa mirë për Real Madrid që luhet në transfertë

Reali i Madridit luan të dielën ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe e bën larg stadiumit “Alfredo di Stefano”. Do të luajë finalen dhe duelin vendimtar në “Vanda Metropolitano”. Duket e çuditshme, por më mirë kështu, sepse duke parë ecurinë në kampionat, Reali i Madridit është ende në garë për titullin kampion, pikërisht prej ecurisë pozitive larg stadiumit të tij.

Nëse do të ishte për ndeshjet në Madrid, diferenca me kreun do të ishte më e madhe. Tri nga katër humbjet në këtë sezon kanë ardhur në “Di Stefano”, Kadiz (0-1), Alavesh (1-2), Levante (1-2). Humbja tjetër ka qenë kundër Valencias në transfertë me rezultatin 4-1. Zhgënjimi i fundit në shtëpi ishte të hënën kundër Sociedadit, ku skuadra e Zidanit shmangu humbjen me golin e Viniciusit.

NË TRANSFERTË – Në ndeshjet e luajtura në shtëpi, Reali ka dhënë më të mirën. Humbja më 8 nëntor në “Mestaja” kundër Valencias është e fundit që kanë arritur të besuarit e Zidanit larg shtëpisë. Vijareali, Sevija, Eibari, Elçe, Osasuna, Alaveshi, Hueska dhe Vajadolidi kanë qenë kundërshtarët e tjetër dhe bilanci ka qenë 5 fitore dhe 3 barazime. “Galaktikët” kanë shënuar 13 gola në këto ndeshje dhe kanë pësuar 5. Reali ka më shumë vështirësi në shtëpi ndaj rivalëve që mbyllen në mbrojtje.

Tashmë është fakt që e ka të vështirë të shënojë gola, por në transfertë rivalët hapen më shumë dhe lënë hapësira, të cilat shfrytëzohen nga madrilenët. Reali ka shënuar më shumë gola në transfertë sesa në shtëpi, 22 nga 43, diçka që nuk ndodhte në “Bernabeu”. Por edhe pikët e fituara janë më të shumta në transfertë. Ekipi i Zinedin Zidanit ka arritur të grumbullojë 28 pikë larg fushës së tij dhe 25 në Madrid. Për më tepër “Vanda Metropolitano” skuadra ka rezultate pozitive dhe nuk ka humbur asnjë që nga viti 2017. Ka dy barazime dhe 1 fitore me rezultatin 1-3. Derbi i së dielës është vërtet jetik dhe i rëndësishëm për fatet e sezonit për të dyja skuadrat. Realit nuk i falet rezultat tjetër përveç fitores.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË EKIPE NË SERIE A/ Lojtari mund të zgjedhë Juventus prej Dybalas, ja emri

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas 14 minutash lojë, Griezmann zhbllokon sfidën ndaj Ferencvaros me një finte (VIDEO)

Delo.autor

Gjithçka nisi nga “FederBet”, arrin në 30 numri i të arrestuarve për trukime në Spanjë

Q.Autor

Leave a Comment