Futboll Sport

GOL PAS 3379 DITËVE/ Pele realizon një “perlë” me roveshatë në Serinë A (VIDEO)

Graciano Pele u rikthye në Serinë A te Parma në merkaton e janarit, pasi ishte larguar nga ky kampionat në vitin 2012.

Pasi u aktivizua në dy ndeshje nga pak minuta, sulmuesi italian realizoi një supergol për Parmën ndaj Xhenoas. Këta të fundit triumfuan me rezultatin 1-2 me përmbysje, pas supergolit të Pele në minutën e 16’.

Sulmuesi italian, pasi merr një top në zonë, e ndalon bukur topin me gjoks, për të bërë një gjuajtje spektakolare me roveshatë, e cila u ndal në fundin e rrjetës. Një gol spektakolar ky i shënuar nga Pele, i cili menjëherë ka nisur të bëjë xhiron në internet.

Për herë të fundit në Serinë A, 35-vjeçari kishte shënuar në dhjetor të vitit 2011 dhe goli i mbrëmjes së djeshme ishte pas 3379 ditëve.

VIDEO

Related posts

Nate Diaz i hedh “BENZIN ZJARRIT”: Do të përballem me KHABIB kur ai të jetë…

Isa.Autor

SHIFRAT/ Sulmi në krizë, Interi një muaj pa shënuar me aksion

F.autor

ARSENAL-CARDIFF/ “Topçinjtë” dyfishojnë shifrat, shënon Lacazette

Delo.autor

Leave a Comment