Futboll Sport

NGA RONALDO TE DONARUMA E DE VRAJ/ Ja çmimet “Gala” për sezonin e kaluar në Itali

Kristiano Ronaldo u vlerësua edhe një herë tjetër futbollisti më i mirë, për sezonin 2019-2020 në Itali. Sulmuesi portugez i Juventusit ishte më i votuari nga tifozët dhe protagonistët e Serisë A, në sondazhin e Shoqatës Italiane të Futbollistëve: “Fituam kampionatin, ndonëse trofetë nuk të shijojnë me stadiumet bosh.

Gran.Gala.2020.21.premiati.750×450
Është e vështirë që të jesh gjithmonë i lumtur kur luan në këtë periudhë, por objektivi ishte të fitonim dhe ia arritëm edhe një tjetër sezon. Për këtë çmim dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës, pasi pa ata asgjë nuk mund të bëhet e mundur, qoftë individualisht, ashtu sikurse në grup. Falënderoj gjithashtu edhe të gjitha ata që më votuan, pasi kjo konfirmon se ata e vlerësojnë punën dhe pasionin tim për këtë sport”, ishte deklarata e Kristiano Ronaldos.

Ndërkohë, për sa u përket çmimeve të tjera për sezonin 2019-2020, ishte Atalanta ajo që mori dy trofe, atë të skuadrës më të mirë të vitit të kaluar dhe trajnerin e vitit, me Xhanpiero Gasperinin që konfirmohet shumë i vlerësuar edhe nga rivalët për gjithçka po bën. Ndërkohë, nuk mund të mungonte vlerësimi për arbitrin e vitit (Daniele Orsato), apo edhe skuadrën më të mirë e formuar nga: Donaruma, Gosens, de Vraj, Bonuçi, Teo Hernandez, Barela, Luis Alberto, Papu Gomez, Dibala, Imobile dhe Kristiano Ronaldo.

Related posts

LARGIMI I “PLESHTIT” NGA BARCELONA/ Gruaja e Messit sqaron gjithçka: Ai do…

Delo.autor

NUK KANË FAJ FANSAT/ DEPAI kthehet në objekt TALLEJE, “rap-i” i tij është SKANDALOZ (VIDEO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Stërvitje në distancë sigurie dhe dushe personale, klubi i Bundesligas del në fushë

Delo.autor

Leave a Comment