Bundesliga Futboll Sport

HAALAND DREJT BAYERN? Rummenigge: Se kuptoj se nga vinë këto zëra, ne kemi lojtarin më të mirë në botë…

Sulmuesi norvegjez Erling Haland, me performancat e tij është vënë në qendër të ekipeve më të mëdha europiane, një ndër to dhe gjermanet e Bajern Mynih.

Transferimi i shtatlartit norvegjez drejt bavarezëve dukej një hipoteze e mundshme, por shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl Hajnz Rumenige në një intervistë u shpreh se nuk e kupton nga vinë këto zëra dhe se Bajerni s’ka nevojë për sulmues pasi ka Levandovskin.

“Se kuptoj se nga vinë këto zëra, por mund të them vetëm një gjë, ne kemi lojtarin më të mirë në botë në pozicionin e qendërsulmuesit. Robert Levandovski ka një kontratë deri në vitin 2023 me Bajernin. Jam i bindur se me profesionalizmin e tij, mënyrën se si stërvitet dhe se si kujdeset për trupin e tij, fundi është ende larg për një sulmues të kalibrit të tillë”, e mbylli fjalën e tij shefi ekzekutiv Rumenige, duke mos i kursyer elozhet për sulmuesin polak.

Related posts

TRONDITET futbolli Italian/ Kapo-ultrasi i Milanit dhe steward-i i Interit, arrestohen për…

Sadik.Autor

LIVE/ Moldavi-Shqipëri. Bare dyfishon rezultatin

Delo.autor

“KAM PREMIO PËR GOLAT”/ Vasil Shkurtaj: Me Tiranën tregojmë… forcën

Delo.autor

Leave a Comment