Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TIRANËS/ “Gardiani” Harizaj: Nuk ka asnjë ndeshje “të ndaluar” që ne të mos marrim pikë, prandaj…

Të dielën, Apolonia do të udhëtojë drejt Tiranës, për t’u ndeshur me bardheblutë. Një humbje tjetër do t’i kompromentonte më tepër pozitat e fierakëve në fundin e tabelës. Skuadra e Kamaratës ka përpara një ndeshje të vështirë, por me detyrë të qartë: të synojë çdo rezultat tjetër veç humbjes.

Pikët janë jetike për bardhejeshilët fierakë, aq më tepër në këtë fazë që ka hyrë gara. Në lidhje me përgatitjet për ndeshjen me Tiranën, si dhe gjendjen e skuadrës, flet gardiani i portës, Romeo Harizaj. Në mungesë të Agiares, në ndeshjen e kësaj të diele, portieri Harizaj do të mbajë shiritin e kapitenit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, gardiani i Apolonisë vlerëson përballjen me bardheblutë si një ndeshje të rëndësishme, por beson se skuadra e tij do të jetë e motivuar në fushë.

GJENDJA E EKIPIT – “Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipit kombëtar, na ka ndihmuar për të harruar humbjen me Skënderbeun. E kemi lënë pas atë situatë, skuadra është stërvitur gjatë gjithë kohës dhe gjendja është optimale. Ndodhemi në një pozicion të ndërlikuar në renditje dhe na duhet të japim më të mirën tonë në çdo ndeshje, duke mos e humbur besimin për asnjë rast. Mendoj se brenda skuadrës ka forca të mjaftueshme për të reaguar dhe për ta kthyer situatën në favorin tonë”, tha fillimisht Harizaj.

TIRANA – Më tej, portieri i Apolonisë ndalet konkretisht te ndeshja me Tiranën, duke i vlerësuar bardheblutë si një nga ekipet më të forta të Superligës. “Ndeshjen e radhës do ta luajmë në transfertë me Tiranën. Për mua, them se është një nga skuadrat më të forta dhe më të vështira të kampionatit, një ekip me shumë cilësi brenda grupit. Ne kemi humbur dy ndeshjet e kaluara me ta, por këtë herë na duhet patjetër që të mos dalim pa pikë, pasi situata jonë do të rëndohej më tej në rast se humbasim. Nuk është një ndeshje e lehtë, përkundrazi, por ne duhet të futemi në fushë të motivuar dhe me besim. E kemi treguar me skuadra, si: Partizani, Laçi dhe Kukësi, që ne dimë të luajmë si të barabartë dhe kemi marrë me meritë rezultate pozitive. Ky fakt na karikon që të njëjtën gjë të bëjmë edhe me Tiranën. Nuk ka asnjë ndeshje ‘të ndaluar’ që ne të mos marrim pikë, prandaj ne do të luajmë për një rezultat maksimal edhe me Tiranën, ashtu si dhe në të gjitha ndeshjet e tjera që na kanë mbetur deri në fund”, përfundoi Harizaj.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Tallet me portierin dhe Werder, arbitri i jep karton të verdhë sulmuesit të Stuttgart (VIDEO)

Delo.autor

KONTRATË DY VJEÇARE/ Napoli zgjedh trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

COVID-19 NË SERIE A/ Autoritetet Sanitare nuk miratojnë largimin e lojtarëve të 5 klubeve me kombëtaret e tyre

Delo.autor

Leave a Comment