Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Dy të rinj të dëmtuar, Rrapaj dhe Kote në formë. Ja situata tek “Demat”…

Te Partizani ka lajme pozitive, por edhe shqetësuese. Dy të rinjtë e ekipit, Dionis Çikani dhe Klevis Dragaj, kanë shqetësime fizike.

Sulmuesi shkodran ka probleme në kofshë, ndërsa Çikani është operuar në shpatull. Ndërsa lajmet e mira janë se dy mesfushorët, Kristi Kote dhe Arinaldo Rrapaj, kanë lënë pas dëmtimet e tyre dhe janë në formë optimale dhe të gatshëm për trajnerin Daja.

Si Kote ashtu dhe Rrapaj luajtën disa minuta edhe në Kupën e Shqipërisë përballë Tërbunit, duke fituar gradualisht formën dhe duke marrë ngarkesë. Të dy lojtarët janë pjesë e projektit afatgjatë të Partizanit dhe që tani konsiderohen si pjesë e rëndësishme e skuadrës nga stafi teknik.

Related posts

Tërbohen në Gjermani: Ja pozicioni grafik i arbitrave tek penalltia e Marcelos…

Sadik.Autor

Gareth Bale mund të largohet këtë verë, United ka shfaqur interes për futbollistin nga Uellsin

Sadik.Autor

“LOJTARI I MOMENTIT”/ Shqipëria ëndërron Kupën e Botës falë “fëmijës” Armando Broja

Delo.autor

Leave a Comment