Futboll Seria A Sport

HUMBJE DRAMATIKE/ Milan mposhtet nga Napoli në “San Siro”. Tani Inter arratiset totalisht

Humbje e rëndë për Milanin në “San Siro” ndaj Napolit. Skuadra kuqezi u godit nga goli i vetëm i Politanos që vendosi edhe supersfidën e mbrëmjes dhe tashmë Juventusi është vetëm 1 pikë poshtë, në vend të tretë, por pikërisht me një ndeshje më pak, që është ajo ndaj Napolit.

Skuadra kuqezi nuk ishte në gjendjen më të mirë dhe për më të shumtën e pjesës së parë u dominua nga ekipi i Gattusos, edhe pse raste të pastra shumë nuk kishte.

Por, në fillim të pjesës së dytë erdhi goli i shënuar nga Politano, pas një dalje të bukur të Napolit.

Kuqezinjtë u përpoqën të reagojnë por Leao shpërdoroi, ashtu si Ospina bëri një pritje të bukur ndaj Rebic, që në fund doli me karton të kuq për protesta ndaj arbitrit kryesor.

Gjithçka u mbyll me sherr e tension teksa Donnarumma u kap me stolin e Napolit për protestat e shumta për një ndërhyrje të Theo Hernandez ndaj Osimhen.

Related posts

AKSIDENTI TRAGJIK/ Ndërron jetë në moshë shumë të re sportisti shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

Reali në krizë të thellë, por Zidane fiton kontratën e re “galaktike”

Q.Autor

PARAQITJET POZITIVE VLERËSOHEN/ Mesfushori i Milanit gati me një rritje të ndjeshme të pagës

F.autor

Leave a Comment