Futboll Sport

EURO U-21/ Katër shqiptarë në fushë, Zvicra shtang Anglinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Zvicra U-21 shtangu Anglinë U-21 në Europianin e 21-vjeçarëve, duke e mposhtur me rezultatin 0-1. Ky takim u zhvillua në stadiumin e Koperit në Slloveni.

Në këtë përballje tek skuadra helvete u aktivizua plot 4 futbollistë me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Tomën, Domgjonin dhe Zeqirin që e nisën ndeshjen si titullarë, si dhe Imerin, i cili u aktivizua në minutën e 66-të, duke asistuar në golin e shënuar nga Ndoje në minutën e 78-të.

Kjo ishte sfida e parë e Grupit D ku bëjnë pjesë Zvicra, Kroacia, Portugalia dhe Anglia. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për zvicerianët e drejtuar nga Lustrineli.

VIDEO

Related posts

E PAGUAJNË QË TË LARGOHET/ Tottenham e ka me nxitim, Conte i tepërt në Londër

F.autor

SFIDA E NDERIT/ Momenti i veçantë në fitoren e rivalëve të Shqipërisë, portieri la në mes ndeshjen mes lotëve

Delo.autor

SFIDA VENDIMTARE ME PSV/ Spalletti mund të BEFASOJË me formacionin STARTUES

Isa.Autor

Leave a Comment