Sport Të tjera

SKANDAL/ Përjashtohet përjetë nga sporti peshëngritësi shqiptar, kishte konsumuar… kokainë

Peshëngritësi shqiptar, Arbër Çerçizi është përjashtuar përjetë nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes pasi në testet antidoping ka dalë se sportisti kishte konsumuar lëndë narkotike, të llojit kokainë.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur presidenti i Federatës së Peshëngritësve, Elez Gjoza , ku përveç lajmit për përjashtimin e Çerçizit, paralajmëroi dhe sportistët e tjerë të kenë kujdes pasi do të kenë të njëjtin fat në rast se zbulohen duke përdorur substanca të ndaluara.

NJOFTIMI:

Të gjithë sportistët pjesëmarrës në Kampionatin Kombëtar dolën negativë, përjashtim bën sportisti i “Klub Sport Apolonia”, Z. Arbër Çerçizi, i cili doli pozitiv me substancën kokainë. Në këtë situatë, ku Federata po lufton për sport të pastër, pasi është goditur nga ky fenomen dhe ky sportist është përsëritës, mblodhi Komitetin Ekzekutiv në mënyrë urgjente, sot, më datë 25.03.2021, dhe vendosi masat ekstreme: përjashtimin e sportistit Arbër Çerçizi përgjithmonë nga sporti i peshëngritjes si dhe pezullimin e trajnerit të Klubit Sportiv Apolonia për një periudhë 5-vjeçare, duke mos e lejuar të ushtrojë profesionin e trajnerit. Për çdo sportist, qoftë ai dhe medalist, që do të dalë pozitiv nga kontrolli i kërkuar nga Federata do të ketë të njëjtën masë (përjashtim nga sporti).

Me respekt,

Presidenti i FSHP-së, Elez GJOZA!”

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Donnarumma gjithnjë e më larg, Milan gjen zëvendësuesin!

Delo.autor

PUBLIKIMI I KONTRATËS 555 MILIONË EURO/ Messi hedh në gjyq 5 drejtuesit e Barcelonës

Delo.autor

Lacio prezanton fanellën e re, Strakosha prezanton shqiponjën (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment