Futboll Sport

INTERVISTA E MIGJEN BASHËS/ Flet për momentin që po kalon te Aris dhe “refuzimin” që i bëri Lozanës

Mesfushori shqiptar, Migjen Basha u intervistua nga një gazetë në Lozanë dhe foli për zgjedhjen e tij për t’iu bashkuar Arisit në kampionatin grek të futbollit, dhe për “refuzimin” që i bëri një rikthimi te skuadra e Lozanës, ku luajti në sezonin 2004-05.

Basha, i cili numëron më shumë se 250 ndeshje në Itali, fillimisht u shpreh: “Nuk jam penduar për zgjedhjen time që të luaj te Aris. Ne kemi filluar kampionatin shumë mirë, kemi hasur disa vështirësi kundër rivalëve kryesorë dhe në derbi.

Selaniku është me të vërtetë një vend i bukur për të jetuar dhe njerëzit këtu janë të çmendur për futbollin. Janë shumë entuziast dhe fanatikë sa i takon futbollit, por shumë paqësorë dhe të respektueshëm jashtë futbollit. Po e shijon përvojën time deri tani.”

Pavarësisht humbjes kundër PAOK, Aris u rikthye te rezultatet pozitive dhe tashmë gjithçka duket në rrugën e duhur. Basha shtoi: “Tifozët tanë janë me të vërtetë të lumtur, sepse ekipi është rikthyer dhe luan futboll të bukur, por që nga fillimi i sezonit, stadiumi ka qenë gjithmonë plot. Arisi është një klub shumë i ndjekur”,- tha Basha.

Në fund të intervistës, Basha u pyet për një rikthimin të mundshëm në Zvicër me skuadrën e Lozanës: “Nuk dua të flas për këtë. Ajo që di unë është se kam një kontratë me Arisin dhe për momentin, po mendoj vetëm për të luajtur futboll këtu”,- përfundoi Basha.

Related posts

ÇMENDET Juventusi/ Bardhezinjtë ofrojnë sulmuesin argjentinas dhe 100 milionë euro për yllin madrilen

Sadik.Autor

“SHKOVA TEK MJEKU DIREKT…”/ Pochettino tregon incidentin pas golit të Mbappe ndaj Realit (VIDEO)

Delo.autor

Nëse ikën Griezmann, Atletico Madrid do të ofrojë 120 milionë për Dybala

Sadik.Autor

Leave a Comment